14 August, 2022
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

Denis Dyrnjaja: Presidenti i Republikës është memec

by News Albania
August 4, 2022
in Kryesore, Opinion
0
Denis Dyrnjaja: Presidenti i Republikës është memec
1k
VIEWS
Share on Facebook

Nga:  Denis Dyrnjaja

Shqipëria mbarë u trondit nga ngjarja e kobshme ku humbi jetën tragjikisht vajza 7 vjeçare e familjes Avdia, që kishte ardhur për pushime në vendlindje.

Në një mënyrë a një tjetër shumë kush gjeti një formë për të reaguar, shprehur indinjatën, revoltën apo dhimbjen, të gjitha këto të natyrshme për këdo që ka shpirt e ndjesi njerëzore.

Ngjarja prodhoi duf e frustrim. Shumica e njerëzve, e atyre që jetën e çmojnë më shumë se pushtetin a kuletën reaguan në forma e mënyra të ndryshme.

Por kishte dhe heshtje. Dhe heshtja që bërtiti më shumë, ishte ajo e kreut të shtetit. Duke ndjekur minutë pas minute e orë pas ore reagimet e ndryshme zyrtare e jozyrtare, mendja më shkoi te presidenti. Kurioziteti më shtyu të hap faqen e presidencës, por aty gjeta hare fotosh të gëzueshme ceremoniale. Në fakt nuk u zhgënjeva. Që kur e kam parë sjelljen e z Begaj ende pa u zgjedhur, në krye të herës dhe gjithë gjestet e tij më shtynë drejt pritshmërisë së ulët për staturën që lidh personin me kryetarin e shtetit.

Dhe për rrjedhojë nuk prisja ndonjë shirit të zi në faqen e presidencës me foton e Jonadës së shndërruar pa dashjen e saj në mitin e marrëzisë njerëzore, që merr jetë të pafajshme pandalshëm në këtë vend, në tokë e në det, në rrugë e bregdet. Bajram Begaj akoma vazhdon t’i gëzohet emërimit.

Është në muajin e mjaltit presidencial dhe është kapluar nga fakti se ende se beson që është zgjedhur kryetar shteti. A e dini ose më saktë a e shihni që deri më sot kemi një kryetar shteti memec?!

Nëse ka një ngjarje që nevojitej mesazhi i tij, kjo ishte. Ky ishte një rast domethënës ku qytetari i parë i republikës reagon si njëri ndër ne, si gjithkush prej nesh me gjak, shpirt e zemër. I pafalshëm ky qëndrim apatik i presidentit, që natyrshëm përkthehet edhe në cinik. Të mendosh se përtej dhe përveç presidentit të republikës, Bajram Begaj është për së pari në profesion mjek e më pas ushtarak e së fundi edhe president.

Në fakt po ta shohësh medaljen në dy anë dhe në mënyrë figurative, presidenti ka folur dhe ka folur qartë me heshtjen e tij.

Sido qoftë ajo e qëllimshme ose jo, është një heshtje që kërcet, për të mos thënë që vret. Vret besimin e çdo optimisti se tani do të kishim një president normal sikurse proklamohej. Po a është normal një president memec?! A është normal një president që nuk gjen kohë dhe një mënyrë për të shprehur ngushëllime për një familje shqiptare që humbi dritën e syve, humbi fëmijën për të cilin çdo prind, çdo kush që i thotë vetes njeri ndjen dhimbshuri. Sot çdo familje shqiptare që ka fëmijë ka mbiemrin Avdia.

Por presidenti ynë jo. Atij duket se i janë fikur këto ndjesi, që kur ngjiti shkallët e fronit dhe mesa duket do na shfaqet vetëm kur të ketë ceremoni.

Ky nuk është presidenti që duam. Presidenti që duam ose do të duhej reagon. Jep një mesazh publik, kërkon përgjegjësi dhe duhet të jetë zëri i qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Por presidenti nuk e bëri sepse pret që dikush t’i thotë si të sillet në të tilla raste se mesa duket vetë nuk ja thotë as intuita as logjika.

Një president i tillë si duhet as kujt, si duhet as vendit as popullit. Bajram Begaj i duhet vetëm vetes së vet. Taksirat ta kemi në krye të shtetit si një mumje mbret dhe jo pak por plot 5 vjet!

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

April 23, 2022

Miliardat e Kol Topçiut që i bën xhiro me jaht ministres

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Nga: Dr.Klodjan Zaimaj: Thuaj te verteten edhe nese ajo eshte e hidhur!

0
Nga Erjona Rusi: Sqarim për ju miqtë e mi virtualë dhe një paralajmërim për Aristotel Micin e Tv Alpo Gjirokastër

Nga Erjona Rusi: Sqarim për ju miqtë e mi virtualë dhe një paralajmërim për Aristotel Micin e Tv Alpo Gjirokastër

August 13, 2022
Lajm i fundit: Aksident me pasojë vdekje në Fier

Lajm i fundit: Aksident me pasojë vdekje në Fier

August 13, 2022
Tiranë: Makina bie në Lanë, shoferi largohet nga vendngjarja

Tiranë: Makina bie në Lanë, shoferi largohet nga vendngjarja

August 13, 2022
Fluks i madh automjetesh në doganën greke/ Reagon kreu i Partia e Lirisë Ilir Meta

Fluks i madh automjetesh në doganën greke/ Reagon kreu i Partia e Lirisë Ilir Meta

August 13, 2022

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ëngjëll Serjani

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In