13 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Denis Dyrnjaja: Divat që këndojnë dhe në heshtje!

by News Albania
22/08/2020
in Kronikë, Kulturë
0
31
VIEWS
Share on Facebook

Divat që këndojnë edhe në heshtje!

Shiheni këtë kolazh fotosh. Janë 3 nga këngëtaret legjendare të muzikës së lehtë shqiptare, Vaçe Zela, Ema Qazimi dhe Liliana Kondakçi. Shihni çfarë ekspresioni transmetojnë qoftë edhe me një sekuencë, një buzëqeshje, një shikim që rrëmbente me vete në skena dhe ekrane televizori, miliona sy e veshë. Ishin zërat ngjethës dhe potentë, të ëmbël e të kthjellët të këtyre mbretëreshave të skenës muzikore shqiptare që me profesionalizëm dhe një kualitet të lartë i dhanë artit shqiptar perla muzikore të papërsëritshme. Ato ishin kënga e mëngjesit, ishin ritmi i ditës dhe refrenet e natës. Ndërsa rrëmoja në you tube per të gjetur një material muzikor m’u shfaq kënga “Shqipëri o vendi im” kënduar nga Ema Qazimi. Një ekzekutim mjeshtëror, që të lë pa frymë dhe të bën ta dëgjosh e ridëgjosh. Është nga ato interpretime që kupton se nuk është më vete kënga dhe më vete këngëtari, por ato janë një si të krijuar e përputhur me njëri tjetrin. Ema një këngëtare me një potencë të jashtëzakonshme skenike, që derdhte mbi çdo fjalë e notë ekspresionin e saj emocional, duke i dhënë çdo kënge forcën e një himni. Ç’të thuash më parë për Vaçen, të pushtetshmen e skenave të këngës që e shndërroi “Rrjedh në këngë e ligjërime” një himn jo zyrtar për Shqipërinë e shqiptarët kudo ndodhen. Vitale, impresionuese dhe me interpretime plot dramaficitet Vaçe Zela imponoi krijimit e palmaresit të artë të zërave të këngës së lehtë shqiptare, ku nuk mungon me ëmbëlsinë dhe elegancën me të cilën performonte edhe Liliana Kondakçi. Me gjithë kufizimet dhe censurën e kohës këto personalitete të muzikës dhe këngës në veçanti, ditën të lundrojnë skenave duke thyer tabu dhe interpretuar jashtë kornizave që impononte statura artistike e sistemit. Ishin një plejadë e papërsëritshme artistësh që gdhendën zërat dhe emrat e tyre në mendjet e miliona shqiptarëve. Çdo kohë prodhon artistë të rinj, prodhon artistët e vet, por jo në çdo kohë mund të ketë mbretëresha si këto. Respekt për artin e vërtetë, mirënjohje për ikonat e muzikës dhe skenës shqiptare. Ato këndojnë edhe me heshtjen e tyre!

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Flet Artan Hoxha: Një nga kompanitë e inceneratorëve ka shitur aksionet në Zvicër

Gazetari Artan Hoxha publikon pamjet nga burgu i Peqinit: Qelia si hotel me 7 yje… (VIDEO)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Fier: Finalizohet operacioni policor i goduar “Stolen Gold”

13/06/2026

Ramush Haradinaj: ‘Edi Rama është burimi i shumë të këqijave që i kanë ndodhur kombit shqiptar’!

13/06/2026

Flutura Açka, kundër Ramës: ‘Shqiptarët janë populli më proamerikan, mos e devojo zërin e tyre’

13/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita inspektim në Gjykatën e Posaçme

13/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In