Deputeti Tomorr Alizoti, në një intervistë për gazetarin Osman Stafa, ka komentuar burgosjen e Ervin Salianji dhe tensionet e djeshme në Kuvend.
Ai u shpreh se demokracia dhe opozita duhet të radikalizohen ndërsa bëri thirrje për shqiptarët që të reagojnë.
“Vendimi për Salianjin më zuri në Gjermani, por të gjithë janë të shokuar. Do të burgosej Salianji nëse i denoncuar nuk do të ishte vëllai i Xhafaj? Po të ishte dikush që nuk do ë kishte këtë peshë politike?
Në këtë vend që është vjedhur gjithçka, edhe ilaçe, ka njeri në burg.
Një njeri si Salianji që nuk ka pasur asnjë post, ku nuk ka pasur asnjë tender.
Opozita duhet të mbroje interesat e kombit shqiptar. Nesër mund të hyjë kushdo në burg, edhe ju.
Pse nuk ka një gjyq ndaj njerëzve në pushtet, por ndaj atyre që e humbin pushtetin. Të dënosh Salianjin e të lesh gjithë njerëzit që kanë harxhuar 500 mijë apo1 mln dollarë, kjo është një çështje shqiptare. Shqiptarët duhet të mbushin rrugët.
Demokracia dhe opozita duhet të radikalizohen.
Le të fusin të gjithë deputetët e PD brenda, më mirë jemi atje.
Sot Salianji është i madh dhe deputetët e PD të vegjël”, u shpreh ai.
Alizoti ka komentuar edhe deklaratën e dhënë sot nga ambasadori i BE, Silvio Gonzato, i cili tha se dhuna dhe pamjet e djeshme nuk janë normale dhe dhuna nuk është zgjidhje.
“Me gjithë respektin, e bën ambasadori i BE këtë deklaratë kur digjet Athina apo Parisi? Jmei ne më të civilizuar se ata? Këtu është djegur liria e shqiptarëve. Opozita nuk duhet të merret me retorikë. Duhet të trembë pushtetin”, u shpreh ai.