Policia e Shtetit ka zbuluar detaje nga arrestimi i biznesmenit në Shqipëri të përfshirë në arratisjen e biznesmenit turk Faruk Fatih Ozer.
Policia konfirmon se ka vënë në pranga biznesmenin Edevaldo Haxhiu në Tiranë, për akuzën “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrimi kompjuterik”.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ka dyshime të forta dhe të arsyeshme se shtetasi E. H. ka kryer veprime aktive, me qëllim që të ndihmonte shtetasin turk F. O., për t’iu shmangur organeve ligjzbatuese, duke e transportuar dhe e fshehur atë.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë skemë kriminale dhe vendosjen e tyre përpara drejtësisë…”-njofton policia.