Deklaratë e Presidentit Meta gjatë konferencës për shtyp
11 qershor 2021,
Mirëserdhët në epokën e pluralizmit politik të pas 25 prillit.
Natyrisht nuk mendojë që ka shumë arsye për cilindo, që të jetë i lumtur, por të paktën duhet të jemi të kënaqur, që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit e parlamentit monist.
Por tani, po rikthehemi në një epokë të pluralizmit politik parlamentar.
Pavarësisht se zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar, duhet të jemi të duruar derisa të përfundojë gjithë proceset e ankimit sipas kodit në fuqi.
Këtë periudhë kemi pasur kërkesa të vazhdueshme nga ana juaj, për dalje publike lidhur me shfaqjen më të fundit të parlamentit monist.
Ju e dini që jemi përpjekur të qëndrojmë larg asaj shfaqjeje, sepse ka qenë një shfaqjeje e qartë, për të hequr vëmendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore dhe zbardhja e tyre, si dhe për të tërhequr vëmendjen tek fajtori që nuk ekzistonte.
Unë theksojë gatishmërinë time, atë që ju e dini, edhe pse Parlamenti ka qenë i shkarkuar që në 25 prill, për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqjeje brenda afatit ligjor që ishte pikërisht data 10 maj-it dhe për të cilën lajmërova shumë ditë përpara dhe kjo kërkesë e bërë nga ana ime, u refuzua.
Ata e kishin me diktat që Presidenti duhet të linte takimin e planifikuar prej 10 ditësh, sipas protokollit të shteti me Ministren e Jashtme të Austrisë.
Apo takimin me Presidentin e Sllovenisë, për t’iu nënshtruar tekave të Parlamentit të 120-es.
Atëherë, fillojmë më përfshirjen e Presidentit në fushatë, kush e përfshiu Presidentin në fushat…!!!
Pra kush e përfshiu Presidentin në fushatë në datë 10 mars 2021?
Në ditën e prezantimit të kandidatëve të Partisë Socialiste…!
Në videon e shfaqur janë edhe billboard-et e vendosura në të gjithë Shqipërinë ku është edhe Presidenti Ilir Meta..! Dhe të gjitha këto që u shfaqën të jeni të sigurt që, nuk i ka vendosur as Presidenti dhe askush nga opozita.
Siç edhe jeni në dijeni pushtetin vendor e kontrollon vetëm një parti, por edhe Policinë e Shtetit si dhe të gjitha institucionet e tjera.
Por përveç kësaj kjo përfshirje është një fakt, të cilën e kanë parë të gjithë kudo, është denoncuar sipas dhe vetë ligjit dhe Kodit Zgjedhor edhe në institucionet e Prokurorisë.
Për të gjitha këto, ende kemi ndonjë të dhënë nëse është ndaluar dikush, që ka bërë një veprim të tillë tërësisht të paligjshëm, përveçse dhe shumë të kushtueshëm.
Sepse këto billboard-e kushtojnë shumë.
Nuk po jo lodh as juve dhe as gjithë shqiptarët, sepse këtu kanë qenë dhe të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur.!
Këtu nuk po japim shfaqje, për të deklaruar se çfarë është thënë kundër Presidentit.
Tashmë është e tepër e qartë se të gjitha shqetësimet e Presidentit u verifikuan.
Do të ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model, por e dinë shumë mirë të gjitha ata që duan ta dinë, se Presidenti ka bërë çdo përpjekje për të parandaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve.
Është për të ardhur keq që numri i denoncimeve të krimeve zgjedhore, para dhe gjatë procesit të zgjedhjeve është shumë herë më i lartë se sa në vitin 2017.
Kjo ka ndodhur për shkak të mos hetimit të dosjeve të Dibrës dhe të Shijakut, por jo vetëm kaq.
Por edhe për shkak të sfidës që është bërë publikisht, për të përsëritur tërmetin e Dibrës edhe në Vlorë, kuptohet edhe në të gjithë Shqipërinë.
Nuk dua t’ju marrë më shumë kohë për këto çështje, nuk kam asnjë shqetësim nga akti dëshpërues i Parlamentit të shkarkuar më 25 Prill.
Unë pres me shumë qetësi dhe durim, përfundimin e të gjithë procesit të ankimimeve dhe do bashkëpunoj me shumicën e re, kushdo që do jetë, edhe me opozitën e re në Parlamentin e ri.
Këtë do e bëjë gjithmonë në respekt të Kushtetutës, të procesit të integrimit evropian dhe të rivendosjes së sistemit të llogaridhënies, hap pas hapi, në të gjitha nivelet.
Po të paktën janë të gjitha mundësitë që kjo gjë të filloj të ndodhi në Kuvendin e ri.