Paralajmërimi i fortë i diplomates amerikane: Pas Sali Berishës, do ketë persona të tjerë “non grata” në Shqipëri!
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë një paralajmërim të fortë, kur është shprehur se pas ish-kryeministrit Sali Berisha do të ketë persona të tjerë që do të shpallen “non grata”.
“Nuk do t’ju braktisim”, ka thënë ambasadorja në një intervistë për Top Channel.
Yuri Kim ambasadore: Ndaj, nëse pyetja tjetër e juaja do të jetë “A do ketë shpallje të tjera?”, të shohim, besoj se do të ketë dhe ne do të vazhdojmë të tregojmë me gisht ata që përfshihen në korrupsion, ata që minojnë demokracinë dhe këtë vend, të cilin e konsiderojmë mik të ngushtë. Nuk do t’ju braktisim. Kemi bërë rrugë tepër të gjatë.