16 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Deklarata: Ja cilat banda më kanë uzurpuar biznesin e kromit në Has

by News Albania
22/02/2021
in Kronikë
0
222
VIEWS
Share on Facebook

Flet Mehmeti Dauti, pronar i “Elidon-06 shpk”: Ja cilat banda më kanë uzurpuar biznesin e kromit në Has; drejtësia të veprojë

Bisedë me një biznesmen, rreth denoncimit të tij, për batërdinë që bëhet në minierën e kromit “Vllahna” biznes i tij, por shfrytëzohet nga individë e grupe të pa licensuar, që kanë “bekimin” dhe mbrojtjen e drejtuesve në segmente sipërore të pushtetit, politikës e policisë, të cilët ushqehen prej tyre me rryshfete; e për fat te keq, nuk po preken as nga drejtësia e re
Denoncimi i ardhur në “Pamfleti”, nga biznesmeni Mehmet Dauti, administrator i firmës “Elidon-06 shpk”, me aktivitet në minierën e kromit “Vllahna Lindore-Has”, është rast tipik i përlyerjes së disa drejtuesve shtetëror, në afera korrupsioni e krimi me individë e grupe të fortësh, të lidhur me politikën, policinë e drejtësinë.

Ja biseda me administratorin e firmës minerare “Elidon-06” shpk, Mehmet Dauti:

Pyetje: – Zoti Dauti, më konkretisht, cili është shqetësimi juaj i përmbledhur?
Përgjigje: – Jam licensuar nga AKBN (ministria) dhe e kam lejen në fuqi për firmën “Elidon-06 shpk”, për aktivitetin: nxjerrje, përpunim e eksport kromi, nga miniera “Vllahna-Has”.
Por nuk po e ushtrojë dot biznesin tim minierar, për shkak se disa individë shqiptarë e të huaj (indianë, kinezë etj), më kanë uzurpuar forcërisht zonën minierare; dhe me presione deri familjare, nuk po më lejojnë të ushtrojë aktivitetin e licensuar, por e shfrytëzojnë vetë ata.

Pyetje: – A keni bërë ju, investime në atë minierë, për të cilën jeni licensuar?
Përgjigje: – Po, kam bërë investime të shumta fianciare teknologjike, me vlera të mëdha financiare, si fazë përgatitore për projektet-studimin e shfrytëzimit, sipas detyrimit të licensës,
Pas përfundimit të investimit e pas 3 vitesh shfrytëzim, minierës iu vërsulën me bllokime e zaptime fizike, disa persona të tjerë, të cilët njihen për kësi aktesh në krejt sektorin e kromit.

Pyetje: – A e di shteti këtë fakt; dmth, AKBN-ja, ministria, bashkia, tatimet, doganat e policia?
Përgjigje: – Këto struktura të shtetit e njohin me detaje këtë rast, sepse i kam vënë zyrtarisht në dijeni, me prova filmike e dokumente; por nuk kanë vepruar, mbasi janë bërë palë përfitimesh korruptive me uzurpuesit dhe dhunuesit e biznesit e familjes time.

Pyetje: – A mund të thoni, se cilët janë ata individë apo grupe, që zhvasin mineral kromi pa licensë, në zonën për të cilën është licensuar e taksohet firma juaj “Elidon-06 shpk”?
Përgjigje: – Janë 12 individë, ose më saktë 12 banda të bashkuar edhe me eksponentë krimi e trafiqesh, që më kanë bllokuar aktivitetin e sulmuar edhe fizikisht; të cilat nën përgjegjësinë time ligjore, po i përmend me emra:
– Firma “Ciceroni” (Ilir Zhilla); “Myha Eksport-Import (Ismail Kovaçi); “Koldashi Chrome” (Petrit Koldashi);”Euro Chrome” (Bukurosh Koçi); “Fabrikë Pasurimi Kromi Perollaj (Artur Marku); “sara Albania” (Fatos Kërçiku); “IMI sh.a” (Akin Atik-indian); “Cahani” (Xhavit Cahani); “Info Metal Plast AL” (Besnik Istrefi) dhe “EMMA Chrom 2011” (Azem Gradica).

Pyetje: – Po kromin që grabisin pa leje minerare në atë zonë, si e transportojnë e eksportojnë?
Përgjigje: – Këtë vjedhje e kontrabandë kromi, vazhdojnë ta bëjnë me lejen e vetë kupolës së pushtetit (kryebashkiakë, deputetë e ish-deputët të çdo ngjyre, ministra, drejtorë tatimesh e doganash e kryepolicë aktual e ish kryepolicë); të cilët i mbështesin këta tipa e grupe krimi, duke shpërfillur totalisht të drejtën time.

Pyetje: – Po institucioneve të drejtësisë së re, ai i keni kërkuar zgjidhje të këtij shqetësimi?
Përgjigje: – Po. Pas shpërfillejs që më ka bërë drejtuesit e prokurorisë rajonale, ish-drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme A. Llalla e A. Marku dhe Ish-Prokurorja e Krimeve të Rënda, D. Prela e paradhësi i saj; i jam drejtuar kryeprokurorit të ri, Olsian Çela dhe kreut të SPAK.

Pyetje: – Cilat kanë qenë reagimet e tyre?
Përgjigje: – Ligjërisht më kanë dhënë të drejtë, por duke me drejtuar tek Prokuroria e Kukësit, me argumentin se dosja është kompetencë për hetim atje; por prej 9 muajsh nuk ka reagim; ndërsa grupet që kam denoncuar vazhdojnë aktivitetin në minierë e kërcënimet ndaj meje.

Pyetje: – Çfarë hapash të tjerë keni bërë, përballë kësaj heshtje e shpërfilljeje?
Përgjigje: – Në fillim të kësaj jave, i jam drejtuar përsëri Kryeprokurorit Olsian Çela për ta informuar rreth mos-veprimit të Prokurorisë-Kukës; por dhe Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si dikaster mbikëqyrës i këtyre instituocineve; dhe sipas përgjigjeve do veprojë në vijim. /Pamfleti

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

15/01/2026

Groenlanda, Trump, Nato dhe Europa! Situatë sa kaotike aq dhe e rrezikshme për paqen!

15/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, zbardhen emrat e personave të arrestuar, mes tyre edhe një grua

Në “gjueti” të qitësit të Çopjave/ Policia kthehet në vendlindjen e Altin Ndocit, kontrolle në banesën e tij në Pukë

15/01/2026
Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

15/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In