Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratën e Koordinatorit për Zgjerimin, Michael Gahler, i cili i bëri thirrje qeverisë shqiptare të mos kritikonte Bashkimin Evropian, por të fokusohej te plotësimi i kushteve për integrimin e vendit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Meta përshëndet deklaratën e Gahler, ndërsa shprehet se e garanton Koordinatorit për Zgjerimin se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin drejt Bashkimit Europian.














