Kufizimet prej pandemisë së COVID-19, nuk kanë lejuar shumë çifte të kurorëzohen me martesë, për shkak se nuk lejohen grumbullime me shumë persona.
Pandemia mesa duket nuk e ka penguar një çift në Malajzi të kurorëzohet. Dasma e politikanit Tengku Muhammed Hafiz e zhvilluar ditën e diel, pati rreth 10,000 të ftuar, ku të gjithë respektuan masat anti-COVID.
U deshën rreth tre orë që të gjithë mysafirët të parakalonin para nuses dhe dhëndrit, të cilët më pas morën darkën e paketuar në makinat e tyre.
“Ka më shumë se dhjetë mijë makina, ne jemi shumë të nderuar “, shkruajti politikani në Facebook gjatë dasmës..
Që prej fillimit të pandemisë në Malajzi janë shënuar 92,000 fatalitete për shkak të COVID-19.













