Deputeti Dashamir Shehi i kërkon PD-së që të mos votojë ligjin me ndryshimet për listat e kandidatëve për deputetë.
“Ju çfarë mbroni more (i drejtohet opozitës), veç mandatit? Një sistem që e projektin fitoren pala tjetër dhe ju e votoni me dorën tuaj për një listë gjynaqqarësh?
Dëgjoni këtu, ky quhet vendi i shqiponjave, kot fare, nuk ka lidhje, ky është vendi i kanarinave, hap derën të fluturojnë, por nuk dalin sepse janë ngrohtë në kafaz.
Ata ta votojnë, si të duan, por turpi është i joni. Unë nuk e votoj këtë ligj” tha ai.