Kryetari i Partisë, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi thirri një konferencë për të prezantuar një projektligji të ri për referendumet. Ai u shpreh se ishte i bindur se shumë prej kolegëve që i kishte njoftuar do t’i përgjigjeshin, por kjo nuk ndodhi.
Ndërsa për zgjedhjet e 6 marsit u shpreh i bindur se opozita do të humbë nëse nuk del me kandidat të përbashkët.
“U bë me një kandidat, na keni të gjithë nga mbrapa. U bë me shumë kandidatët do t’u themi qytetarëve ikni e votoni atë që u duket më i miri.”-tha ai.
Deri më tani në KQZ janë regjistruar disa prej forcave të koalicionit opozitare, por ende nuk ka asnjë marrëveshje të shpallur për një bashkëpunim për të mbështetur kandidat të caktuar.














