Apartament, 199 m2, vlerë 271 mijë euro, Apartament 151 m2, 7 000 000 lekë, Apartament 65 m2, 28 mijë euro, apartament, 1/3, 87 m2, dyqan 50 m2, 125 mijë euro, dyqan 90 m2, me vlerë 56 mijë euro, aksioner me 1.7% kapital në EUROSIG, 7 800 000 lekë, shitur aksionet, bono Thesari 5 000 000 lekë, të krijuar me të ardhurat e bashkëshortëve…
Janë këto vetëm një pjesë e pasurisë së ish ministrit Damian Gjiknuri, që publikon “pamfleti”, duke vlerësuar e komentuar, ndër të tjera:
“Damian Gjiknuri ka hyrë në politikë si i pastrehë dhe sot sfidon SPAK-un si një nga politikanët më të pasur në vend. Në vitin 2005, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, deklaronte se kishte marrë një kredi shtetërore si i pastrehë, me afat shlyerje 25 vjet. Në atë kohë, Gjiknuri dhe bashkëshortja e tij Rovena deklaronin të ardhura modeste.
Sot, Damian Gjiknuri ka një pasuri me vlerë miliona euro, ku përfshihen apartamente, dyqane, makina dhe llogari të majme bankare, pasuri të cilën pretendon se e ka krijuar nga kursimet dhe kreditë bankare. Ndërsa rastit të pastrimit të parave të cilit Llalla i referohet është blerja e një apartamenti nga Gjiknuri në vlerën 7 milionë lekë dhe shitjes së tij më pas për 150 mijë euro…
Aferat e Gjiknurit janë aq epike sa që kur Edi Rama e zëvendësoi me Belinda Ballukun në krye të ministrisë së Infrastrukturës, Rama dhe Balluku nisën një fushatë për shfuqizimin e lejeve korruptive që kishte dhënë Gjiknuri për ndërtimin e HEC-eve.
Megjithatë, afera më flagrante e Gjiknurit, për të cilën ende nuk është ndëshkuar, është grabitja e rreth 40 milionë euro nga buxheti i shtetit, me oligarkun Bashkim Ulaj, përmes kompanisë kompaninë DH Albania, e cila kishte falsifikuar dokumentet duke u hequr sikur ishte degë e një kompanie amerikane. Deri kur mediat zbuluan skandalin, ARRSH dhe OST, në varësi të Gjiknurit, i kishin dhënë Ulajt rreth 40 milionë euro tendera korruptive… “.
Si pjesë të pasurisë së ish Ministrit “Pamfleti” përmend edhe posedimin e pesë makinave, me vlerë totale 133 mijë euro, përtkatësisht një makinë BMW “X1”, që kushton 29 mijë euro, një makinë Audi, 12 mijë euro, dy makina të tjera me vlerë përkatësisht 18 mijë euro dhe 26 mijë euro.