Kryeministri belg Alexander De Croo, është përfshirë në një skandal, pasi i janë publikuar mesazhet me p*rnostaren italiane Eveline Dellai.
Sipas mediave italiane, mesazhet mes tyre janë shkëmbyer në kohën kur De Croo, ishte Ministër i Telekomunikacionit.
“Përshëndetje i dashur. E di që je në Belgjikë në 24 Nëntor. Fantastike. Mund të fiksojmë një takim për një ditë më pas, pra, të hënën me 25”, ishte një prej mesazheve të dërguara nga e reja, shkruan TG.com.
Sipas p*rnostares, mesazhet kanë qenë të rastësishme, për shkak se ajo vizitonte Belgjikën kur ishte e angazhuar në një spektakël.
“De Croo më shkroi siç më shkruajnë shumë të tjerë. Nuk e dija kush ishte dhe si e kishte gjetur numrin tim. Më pas më thanë se ishte një politikan i rëndësishëm dhe vijuam të komunikojmë. Nuk mundëm të zhvillonim një takim”, tha aktorja.
Kryeministri belg është i martuar dhe me 2 fëmijë, ndërkohë që vetë ai e ka mohuar njohjen me aktoren e filmave për të rritur.