Situata mes Turqisë dhe Greqisë vazhdon të jetë e tensionuar.
Dy vendet kanë mosmarrëveshje për shkak të pretendimeve territoriale mbi burimet e hidrokarbureve në rajon.
Së fundmi mësohet se 25 anije ushtarake janë fotografuar përballë ishujve grekë, dhe fotot e operacionit janë publikuar nga ministria turke.
Sipas mediave vendase mësohet se 7 anije shoqërojnë anijen kërkimore, kurse 18 të tjera janë në zonën mes Rodosit dhe ishullit Kastelirozo.
Postimet zyrtare pretendojnë se anijet luftarake turke “ofrojnë mbrojtje” për anijenturke dhe se “Forcat e Armatosura Turke po marrin masa për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë, sipas ligjit ndërkombëtar”.