DALIN NË PROTESTË BANORËT E ISH-KËNETËS NË DURRËS/ SA HERË QË BIE SHI PËRMBYTEN BANESAT: BASHKIA TË ZGJIDHË URGJENT INFRASTRUKTURËN/ RAMA TË MBAJË FJALËN SE NDRYSHE…
Banorët e ish-Kënetës në Durrës, janë ngritur sot në protestë për kanalizimet.
Protesta po zhvillohet në afërsi të Shkozetit, ku banorët janë shprehur se; presin nga Bashkia të zgjidhë infrastrukturën në këneta. Ata thanë se; sa herë bie shi, zona dhe banesat përmbyten, e për pasojë në banesat e tyre, ka ende ujë, nga përmbytja e parë.
Banorët shprehen se; nëse nuk do të ketë një zgjedhje për situatën që ne ndohemi, do të përshkallëzojmë protestën me bllokim rruge.
Kryeministri Edi Rama, të mbajë fjalën e dhënë. Do të përshkallëzojmë protestën me bllokim rruge. Sa herë bie shi, përmbytet zona dhe banesat, jemi përmbytur dhe kemi akoma ujë në banesa. Bashkia të zgjidhë urgjent infrastrukturën në kënetë, shprehen banorët.