Një ngjarje e rëndë është regjistruar në SHBA, në një familje shqiptare.
Sipas mediave amerikane në banesën e çiftit shqiptar ata janë gjetur të vdekur me plagë nga një armë zjarri.
Gjithashtu viktimat janë identifikuar si 49-vjeçari Arben Gllafce dhe bashkëshortja e tij 48-vjeçarja Arjana Gllafce.
Sipas mjekut ligjor vdekjen e Arjana Gllafces e cilësoi si vrasje. Ndërsa të bashkëshortit si vetëvrasje nga një plagë me armë zjarri.