Dajti lulëzon nga jeshillëku! Kryetarit të Komunës Kujtim Qefalia i shkon era e kanabisit deri në shtëpi
Në vendin tonë droga kultivohet në masë nga persona të ndryshëm dhe përjashtim nuk bëjnë as pushtetarët. Ditën e sotme kryeplaku i fshatit Qafëmollë në Dajt është arrestuar pasi kishte kultivuar lëndë narkotike kanabis sativa. Gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Qafëmolla” u arrestua kryeplaku i fshatit shetasi me iniciale A.D dhe një bashkëpunëtor i tij me inicialet R.H. Këta dy persona dyshohen edhe si autorë të ngjarjes më 19.06.2021, ku gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Qafëmollë, u konstatuan të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.
Njoftimi i Policisë:
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar 37-vjeçari R. H., dhe A. D., 52 vjeç, i cili është me detyrë kryeplak i fshatit Qafmollë, pasi dyshohen se në këtë fshat, kanë kultivuar bimë narkotike të kanabis sativa. Gjithashtu, këta dy shtetas dyshohen edhe si autorë të një tjetër rasti të kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, të zbuluar nga policia në muajin qershor. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.