Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku raportohet se tre automjete janë përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Flakët, të cilat po përhapeshin me shpejtësi, po rrezikonin edhe mjetet e tjera të parkuara aty pranë, por falë ndërhyrjes në kohë, është bërë i mundur lokalizimi i tyre.
Nga zjarri u dogjën dy vetura dhe pjesërisht një e tretë. Shkaku i zjarrit mendohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.