11 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Covid: Mjeku i njohur Tritan Kalo zbulon sa do zgjasë pandemia

by News Albania
03/01/2021
in Shëndetësi
0
187
VIEWS
Share on Facebook

Sipas mjekut Tritan Kalo pritet që pandemia e shkaktuar nga Covid të zgjasë deri në 2 vite. Mjeku i njohur deklaroi gjatë një interviste në Faxnews se në javën e tretë të Janarit pritet që të kemi një shtim të rasteve me Covid, duke qenë se në periudhat e festave janë shtuar më shumë kontaktet mes qytetarëve.

Unë kam rret 40 vite që punoj në spital, dhe kam përjetuar shumë epidemi, por jo pandemi të kësaj shkalle. Është një pandemi e cila na zbulon shumë enigma me të cilat ne nuk jemi ndeshur më parë. Mjekët infeksionistë ndeshen me frikën dhe me rrezikun e infektimit në çdo sekondë të punës së tyre, frika është pak relative, pasi ne jemi ndeshur me shumë sëmundje të tjera. Jemi bërë shumë këmbëngulës në punën tonë, pasi kishim të bënim me një sëmundje të panjohur.

E rëndësishme është që në këtë periudhë ne kemi një ulje të rasteve dhe të shtrimeve në spital, por kjo është relative, pasi për shkak të shtimit të kontakteve, mund të ketë një rritje të rasteve sërish në javën e dytë dhe të tretë të Janarit. Vaksinimi do të bëjë që të ketë një këputje të zinxhirit të infektimeve, për shkak se ata që marrin dozat krijojnë imunitet.

Po të nisemi nga gripi spanjoll, pandemitë e kësaj natyre zgjasin nga 18 deri në 24 muaj, infeksioni nga sars cov mund të zgjasë përjetë, por mund të ketë shfaqje të tyre në vatra të vogla. Unë i përmbahem, principit të 18-24 muajve”, u shpreh Kalo.Sa i takon studimit të Akademisë së Shkencave se 50% e qytetarëve në Tiranë e kanë kaluar Covidin, Kalo tha se të arrish në përfundime të sakta, duhet të ketë një kampion më të madh studimi.

“Është një studim që hap rrugën për studime të tjera, duhej që në popullsinë që kishte Tirana të kishte një kampion prej 5 mijë qytetarësh të shtrirë në të gjithë vendin”, tha Kalo, ndërsa për vaksinën tha se ajo do të stimulojë imunitetin e popullatës.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania