Manastirliu covid 3
Rritja e numrit të të prekurve me covid shton edhe një tjeter spital covid 3. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka inspektuar spitalin e përshtatur COVID3 strukture e ish-kirurgjive në QSUT, por gjithashtu nuk përjashtohet mundësia e hapjes se spitali COVID4.
Përgjegjësi për burimet njerëzore për situatën e epidemisë, prof. Arben Gjata u shpreh se ekziston një plan për përfshirjen e vullnetarëve duke i kombinuar me mjekë me eksperiencë. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se po përgatitet plani i veprimit për vjeshtë-dimrin.