COVID-19 – Erdogan rezulton pozitiv.
- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, konfirmoi se është pozitiv me koronavirus.
Këtë informacion Erdogan e ka konfirmuar përmes llogarisë së tij zyrtar në Twitter, ndërsa ka deklaruar se pozitive ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan.
“Unë dhe bashkëshortja ime sot patëm simptoma të buta, për çka bëmë testin e COVID-19 dhe rezultoi se jemi pozitiv. Mësuam se është varianti Omicron. Falë Zotit ndihemi mirë. Tani për tani vazhdoj të punoj nga shtëpia. Presim lutjet tuaja”, ka shkruar Erdogan.














