19 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Sociale

Djalli ndodhet në detaje, por po aty ndodhet edhe shpëtimi”, mjeku Ilir Alimehmeti zbulon mutacionet e tjera që ka pësuar COVID-19

by News Albania
11/08/2020
in Sociale
0
26
VIEWS
Share on Facebook

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti ka dhënë një tjetër lajm të mirë, sa i përket COVID-19.  Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka publikuar një studim të ri, ku tregohet se virusi është zbutur, por nuk e ka humbur aftësinë e transmetueshmërisë.

“Si rrjedhojë, kjo “free S1” mund të lidhet me receptorët ACE2 në mënyrë konkuruese, duke bllokuar receptorët dhe duke penguar lidhjen e viruseve të plota funksionale.  Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë.”, shprehet ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

“Djalli ndodhet në detaje, por po aty ndodhet edhe shpëtimi!” Cit.: Hyman G. Rickover Të tjera mutacione/lajme të mira të virusit miqtë e mi! Një tjetër superpunim hedh dritë mbi mutacionet e mundshme “zbutëse” të SARS-CoV-2.  Kujtoj që virusi u bë i aftë të infektojë njerëzit përmes një mutacioni në zonën që kodon proteinën S (spike), ku potencialisht u shtua (insercion) një sekuencë P-R-R-A (prolinë-argininë-argininë-alaninë). Punuar nga grupi kërkimor i Qendrës Spitalore Universitare Vall d’Hebron – Barcelonë, artikulli është publikuar më 5 gusht 2020 në revistën prestigjioze Emerging Microbes & Infections. (linku në fund të postimit)

Në studimin e tyre shumë teknik, autorët kanë hulumtuar speciet e virusit në 18 pacientë me COVID-19:
👉 10 me COVID-19 të lehtë
👉 8 me COVID-19 të rëndë.

Në total janë kryer:
👉 48.746.647 lexime (81.202 – 597.558 lexime për çdo amplikon)
👉 3.749.742 gjene të plota S
👉 208.319 lexime për çdo pacient, mesatarisht

REZULTATE:

✅ Fshirjet (delecionet) nuk kanë ndodhur në mënyrë rastësore përgjatë gjenit S, por janë grumbulluar në rajone specifike.

✅ Variantet virale me këto fshirje (delecione) ishin në mënyrë sinjifikante më të shpeshta te pacientët me COVID-19 të lehtë. (Fisher test: OR: 95%CI 0.0 – 0.9605; p=0.023)

KONKLUZIONE:

👉 Këto gjetje sugjerojnë se delecionet nuk janë evente sporadike edhe pse vërehen në një përqindje relativisht të vogël të kuazispecieve virale.

👉 Prezenca e këtyre mutacioneve dhe krijimi i një kodoni “stop” sugjerojnë se nënnjësia S1 e proteinës S (spike) mund të prodhohet si “proteinë e lirë” (free S1) hidrofilike.

👉 Si rrjedhojë, kjo “free S1” mund të lidhet me receptorët ACE2 në mënyrë konkuruese, duke bllokuar receptorët dhe duke penguar lidhjen e viruseve të plota funksionale.

👉 Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë. Autorët dalin në konkluzion se:

✅🙏✅ PËRZGJEDHJA NATYRORE KA FAVORIZUAR NJË STRATEGJI TË TIPIT “MOS E DIGJ SHTËPINË KU JETON”.✅🙏✅ Pas çdo specie të sotme, ndodhen miliona vite evolucioni natyror! Natyra ka qenë dhe do të jetë gjithmonë aleati ynë më i mirë! Ndërkohë të fitojmë kohë duke respektuar masat dhe përkujdesjet individuale dhe sociale.

Ndërkohë, ditën e djeshme mjeku publikoi një tjetër studim, ku theksoi se ky virus ka pësuar mutacion dhe si pasojë po vdesin më pak njerëz.

Sakaq, ky reagim i mjekut vjen në një kohë, kur koronavirusi është përhapur gjerësisht në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 125 raste të reja me COVID-19, dhe janë kryer 506 testime për të dyshuarit.  Deri më tani janë shënuar 200 viktima, ndërsa mosha mesatare e të infektuarve është 47.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

E pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend, i pranishëm edhe Rama (VIDEO)

E pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend, i pranishëm edhe Rama (VIDEO)

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

E pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend, i pranishëm edhe Rama (VIDEO)

E pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend, i pranishëm edhe Rama (VIDEO)

19/11/2025
Ronaldo merr pjesë në darkën e Shtëpisë së Bardhë, batutat e Trump: Djali im është tifozi juaj, tani që u takuat do të më respektojë më shumë

Ronaldo merr pjesë në darkën e Shtëpisë së Bardhë, batutat e Trump: Djali im është tifozi juaj, tani që u takuat do të më respektojë më shumë

19/11/2025
Botërori 2026/ Zbuloni të gjitha kombëtaret e kualifikuara zyrtarisht

Botërori 2026/ Zbuloni të gjitha kombëtaret e kualifikuara zyrtarisht

19/11/2025
I dënuar me 30 vite burg në Itali, ekstradohet nga SHBA 44-vjeçari

I dënuar me 30 vite burg në Itali, ekstradohet nga SHBA 44-vjeçari

19/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In