Italia është rikthyer izolimi I pjesshëm pas orës 22 të mbrëmjes si masë parandaluese e shpërthimit të dytë të valës së covid19. Në gjimnaze qeveria ka vendosur maskat dhe distancën sociale si masë të domosdoshme për parandalim të infeksionit,
Në një postim në Twitter Kryeministri Italian Giuseppe Conte I bëri thirrje italianëve qe të respektojmë dispozitat e reja, të ndjekin rekomandimet duke I bërë kështu një nder kombit. Nëpërmjet këtyre fjalëve Conte ka shprehur shqetësimin e mundësisë së kthimit të infeksionit në shifra alarmanet si në fillim të pandemisë.
Në Këshillin Europian, kreu i ekzekutivit italian ngulmoi dhe theksoi se mbyllja e gjithçkaje do të ishte shumë e dëmshme, pikërisht në një moment, që ekonomia po tregon shenja të rimëkëmbjes.
Italia është shteti I parë në Evropë që u përball me kolaps të sistemmit shëndetësor, numrin e lartë të infeksionve dhe mijëra viktimave. Gjatë verës ky shtet hoqi masat e pandemisë duke shpallur fitoren ndaj virusit. Por ditët e fundit autoritetet shëndetësore kanë shënuar me mijëra infeksione të reja cdo 24 ore dhe dhjetra viktima.