Një milioner britanik, ka tradhtuar bashkëshorten e tij me refugjaten ukrainase, të cilën çifti e kishte mikpritur në shtëpinë e tyre, 52-vjecari Haakan Overli, nuk mundi t’i rezistonte bukurisë së ukrainases, e për pasojë la gruan e tij dhe nisi të bashkëjetojë me ukrainasen në një apartament përballë shtëpisë që kishte me bashkëshorten tij, në Mbretërinë e Bashkuar.
Investitori milioner, siç raportohet nga gazeta britanike “Daily Mail” , loboi aktivisht te politikanët britanikë, për të ndihmuar refugjatët ukrainas të gjenin strehë në Britani.
Gjithashtu, biznesmeni britanik loboi te qeveria britanike për të përshpejtuar dhënien e vizës për të dashurën e tij.
Lindur në Norvegji, Overly ka studiuar matematikë në Universitetin e Oslos.
Ai ka gjithashtu, ka diplomë në ekonomi nga Universiteti Durham.
Llogaria e tij bankare u shtua pasi themeloi bursën në internet Self Trade.
Kompania e tij filloi veprimtarinë në prill 2000 dhe u shit në tetor të po atij viti për 900 milionë £.
Overly ka punuar në JP Morgan dhe si bankier investimesh në ING Barings.
Ai ishte gjithashtu drejtor në kompaninë problematike të kredisë Wonga për një vit (në vitin 2008).