16 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çfarë po ndodh në Shtëpinë e Bardhë?! Dy incidente misterioze

by News Albania
19/05/2021
in Aktualitet
0
Çfarë po ndodh në Shtëpinë e Bardhë?! Dy incidente misterioze
86
VIEWS
Share on Facebook

Zyrtarët e Shtëpisë së bardhë sëmuren në mënyrë të mistershme, reagon Rusia dhe Kina: Nuk kemi asnjë përgjegjësi

Në Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë mediat ndërkombëtare, janë raportuar dy incidente misterioze, që kanë shqetësuar zyrtarët e inteligjencës. Sipas mediave, dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë u sëmurën nga diçka e panjohur, njëri afër portës së kopshtit të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa tjetri duke kaluar një portë në anën jugore. Të dyja ngjarjet ndodhën në nëntor dhe përfshinin zyrtarë të këshillit të sigurisë kombëtare.

Ka dhe një impakt psikologjik lidhur me mënyrën se si ky sulm u bë dhe pse u zgjodh ai lokacion specifik. Kjo dërgon mesazhin se “ne mund t’iu afrohemi ju deri në Shtëpinë e Bardhë”, tha Jonathan Ëackroë, ish-agjent i Shërbimit Sekret.

Quhet “Sindroma e Havanës”, pasi në mënyrë të pashpjegueshme simptomat nisën me diplomatët amerikanë në Kubë, rreth 5 vite më parë. Sulme të ngjashme kundër zyrtarëve dhe anëtarëve të inteligjencës së SHBA-së ndodhën në Rusi, Kinë dhe shtete të tjera. Simptomat përfshijnë humbje të dëgjimit, marrje mendsh dhe dhimbje koke.

Një ish-agjent i CIA-s, thotë se është goditur në një hotel në Moskë në 2017. “U zgjova në mes të natës dhe kisha një marrje mendsh të tmerrshme. Dhoma po më rrotullohej, dhe më vinte të villja. S’kisha përjetuar kurrë diçka të atillë. Kisha zhurma në veshë dhe po më gumëzhinin”, kujton Marc Polymeropoulos. Ai thotë se u diagnostikua me traumë në tru pas sulmit dhe u detyrua të dilte në pension.

Autoritetet federale amerikane kanë hapur një hetim se kush qëndron pas sulmeve me valë sonore. Thuhet se mund të jetë Rusia ose Kina. “Më të mirë në këtë fushë janë rusët. Do të dyshoja se janë rusët dhe se është një operacion i fshehtë i inteligjencës se sa me synimet për të lënduar dikë”, thotë Robert Baer, ish-oficer i CIA-s.

Rusia mohon çdo përgjegjësi, ashtu si Kina apo Kuba. Ekspertët nuk besojnë se presidenti Joe Biden rrezikohet nga ndonjë sulm i tillë brenda Shtëpisë së Bardhë./A2cnn

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Apeli i GJKKO rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezi, lë në fuqi sekuestron e pasurive

Apeli i GJKKO rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezi, lë në fuqi sekuestron e pasurive

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Apeli i GJKKO rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezi, lë në fuqi sekuestron e pasurive

Apeli i GJKKO rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezi, lë në fuqi sekuestron e pasurive

16/01/2026
Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe/ Ina Zhupa: Mungesë profesionalizmi, Akademia e Shkencave do të thirret në dëgjesë

Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe/ Ina Zhupa: Mungesë profesionalizmi, Akademia e Shkencave do të thirret në dëgjesë

16/01/2026
Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit në aksidentin tragjik në Durrës (EMRAT)

16/01/2026
Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

16/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In