Arsyet shëndetësore kanë shtyrë Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç të anulojë disa takime zyrtare.
Ishte këshilltarja për media e presidentit serb, që konfirmoi duke thënë se shumë shpejt ai do të kthehet për t’u takuar me Presidenten e KE dhe për t’u marrë me Kosovën.
“Presidenti ka disa probleme me shëndetin. Por, nesër Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë. Mjekët sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, ka thënë ajo për Euronews.
E pyetur nëse publiku duhet të shqetësohet, ajo u përgjigj negativisht