14 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home ShowBiz

Çfarë nuk dini për Olta Gixharin si aktore?

by News Albania
June 23, 2023
in ShowBiz
0
Çfarë nuk dini për Olta Gixharin si aktore?
100
VIEWS
Share on Facebook

Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore.

Ajo do të jetë bashkëshortja e Luiz Ejllit në film, e kurioziteti duhet thënë se është goxha i madh. Vallë si do të jenë ata të dy si çift?!

Olta Gixhari është një aktore e mirënjohur e skenës dhe kinematografisë shqiptare. Ajo ka lindur në Durrës më 8 korrik të vitit 1986. Ka luajtur në Teatrin Kombëtar ku disa nga shfaqjet e saj më të suksesshme kanë qenë: “Pamje nga ura” (2007), “Filumena Marturano” (2009), “Tri Motrat” (2016).

Gjatë këtyre viteve ajo ka marrë mijëra duartrokitje të ngrohta nga publiku për interpretimet e saj të shkëlqyera. Por aktrimi nuk ka qenë dashuria e saj e parë pasi Olta në fëmijëri ka qenë pjesë e grupeve të kërcimit në Durrës, derisa e kuptoi që ishte e destinuar të aktronte.

Edhe pse prindërit e saj nuk kanë qenë dakord kurrë që ajo të bëhej pjesë e botës artistike, Olta ndoqi zërin e shpirtit të saj dhe nuk vazhdoi ekonomikun siç donte familja.

Ngjitja e parë serioze në skenën e Teatrit Kombëtar ka qenë kur ajo ishte ende në vitin e tretë të studimeve të larta. Në një nga provat e realizuara asaj kohe së bashku me profesor Timo Fllokon dhe regjisor Albert Mingën, Olta Gixhari arriti ta siguronte atë vend me talentin dhe punën e palodhur.

Edhe pse dashuria e saj për teatrin ka qenë mjaft e madhe, aktorja kurrë nuk ka qëndruar e fokusuar plotësisht aty. Ajo është bërë pjesë edhe e botës kinematografike, ku mund të përmendim këtu disa filma të njohur si: “Pharmakon” (2012), “Amsterdam Express” (2014), “Love” (2021), “Bolero në vilën e pleqve” (2022).

Vlen të përmendim edhe faktin se ndër vite Olta Gixhari ka marrë pjesë në dalje të ndryshme televizive ku ka qenë prezantuese e reality show “Kafazi i Artë”, pjesë e spektaklit “Në 1 Javë” dhe së fundmi pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”.

Aktorja arriti të qëndronte mbi 100 ditë e izoluar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por me vendimin e saj e ndërpreu garën. Edhe pse nuk ishte fituese, Olta ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve me karakterin e saj të fortë dhe unik.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

June 14, 2025

Peqin: Humb jetën tragjikisht 6-vjeçari Elio Aliu, pak ditë pasi prindërit e regjistruan për klasën e parë

June 14, 2025

A do e verifikojë SPAK-u burimin real të pasurisë së deputetit socialist Arkend Balla?!

June 13, 2025
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

June 13, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In