Një video sa e çuditshme po aq edhe skandaloze është postuar në rrjetet sociale në Maqedoninë e Veriut, ku shihet që këshilltarja kalëron mbi shpinën e kryetarit të Komunës atje.
“Çfarë kali je …”, thotë vajza dhe të dy qeshin.
Një video po përhapet në rrjetet sociale, ku shfaqet një vajzë në zyrë e ulur në anën e pasme të kryetarit të bashkisë së Banja Lukës, Drasko Stanivukoviq, ndërsa ai i mëson asaj si të ngasë një kalë.
Bëhet fjalë për Olga Babiq, një punonjëse e Administratës së Qytetit, raporton “Indeks”, e cila thuhet se është dora e tij e djathtë.
“Ti e drejton shpinën dhe më merr jakën, sikur frenat të ishin nga një kalë …”, thotë Stanivukoviq, ndërsa vajza e ulur në kurriz bërtet “ojha”. Ai pastaj i jep asaj udhëzime se si të drejtojë kalin, cilën këmbë, ku dhe si të godasë, duke simuluar hipur. Pas kësaj, vajza bie në krahët e kryebashkiakut.
“Çfarë kali je …”, thotë vajza dhe të dy qeshin.
Mediat në BiH raportojnë lajmet në lidhje me videon, duke e quajtur atë skandaloze.