5 July, 2022
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Ceno Klosi,Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me vilë një milion paund në Angli!

by News Albania
May 27, 2022
in Kronikë
0
Ceno Klosi,Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me vilë një milion paund në Angli!
126
VIEWS
Share on Facebook

Ceno Klosi duhet të ishte zyrtari model sa i takon transparencës financiare, për shkak se si kreu i Tatimeve, ai kërkon korrektesë dhe zbatim të ligjit nga të gjithë.

Por, situata me pasuritë e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi, është mjaft e komplikuar.

“News24” ka zbuluar se adresa e biznesit që vetë Ceno Klosi ka deklaruar se disponon në Angli, është një vilë luksoze në një zonë rezidenciale mjaft të shtrenjtë.

Kështu, shoqëria “First bar limited”, me adresë numër 29 në Blackwood Close, West Byfleet, ku drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve është aksioner me 33%, është një vilë me pishinë, kopsht, 4 dhoma gjumi, tre dhoma ndenjeje, tri banja, garazh dhe mjedise të tjera. Çmimi i vilës në 2001 ka qenë 435,000 paund, në 2010 ka arritur në 775,000 paund dhe sot kushton mbi 1 milion paund.

Ky çmim është listuar nga agjencitë imobiliare angleze dhe duke shfletuar në internet fotot e vilës, ku drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, ka regjistruar biznesin në Angli, kupton se ajo është një pronë luksi në çdo këndvështrim dhe ndodhet në një zonë ekskluzive, ku nuk mund të jetojë kushdo. Por, Ceno Klosi nuk ka dhënë asnjë informacion në deklaratën e tij të pasurisë për këtë fakt, duke mbajtur të fshehur informacionin për biznesin e tij britanik.

Në kompaninë ku Ceno Klosi është aksioner me 33 %, sipas të dhënave financiare të biznesit nga regjistrat britanikë, drejtor është një shqiptar, Redin Dokaj, ndërsa edhe aksionerët e tjerë janë shqiptarë, Ridvan Dhamo dhe Arlisa Saro.

Problemet me deklarimin e Ceno Klosit janë të mëdha, pasi drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve rezulton ka dhënë 140 mijë paund me fajde, të cilat i justifikon me kursimet familjare. Po ashtu, rezulton se Klosi ka në llogari bankare mbi 48 mijë paund të tjerë, të siguruara siç argumenton, nga kursimet familjare.

Listës i shtohen dhe dy llogari bankare prej gati 30 mijë eurosh po nga kursimet familjare, tre apartamente në kryeqytet me vlerë 550 mijë euro, 100 mijë euro të tjera llogari bankare e bashkëshortja, që ashtu si i shoqi, ka arritur t’i kursejë.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

April 23, 2022

Nga Arjola Kondakçiu: Aty ku buron arti me dashuri, dhurohen buzëqeshje

1

Nga Vladimir Muçaj: Një socialist i “thekur”, por i lënë mënjanë nga PS-ja Gjirokastër

1

“Diku ku dielli nuk perëndon”, një roman i studentes Enxhi Drapi, që duhet lexuar!

1

Nga Gona Hajdaraj: Mos u shtir, fokuso jetën tënde!.

1

Analisti: Bashkim Kombëtar nëse Europa i ‘zvarrit’ shqiptarët

July 5, 2022
Pika kryesore për njerëzimin është: ‘Mënyra e funksionimit e shëndetin mendor të njeriut’

Pika kryesore për njerëzimin është: ‘Mënyra e funksionimit e shëndetin mendor të njeriut’

July 5, 2022
Nipi i deputetit Luan Baçi humb jetën në moshë të re/ Bën dedikim prekës, Newsalbania.al i shpreh ngushëllime të thella familjes

Nipi i deputetit Luan Baçi humb jetën në moshë të re/ Bën dedikim prekës, Newsalbania.al i shpreh ngushëllime të thella familjes

July 5, 2022
E rëndë në Fier: Godet me thikë nënën e tij, arrestohet 30-vjeçari

E rëndë në Fier: Godet me thikë nënën e tij, arrestohet 30-vjeçari

July 5, 2022

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ëngjëll Serjani

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In