Ish-numri dy i qeverisë, Erjon Braçe tashmë i larguar nga qeveria, por vetëm pjesë e kryesisë së PS-së, nuk ndalet me postimet e tij që përmbajnë mesazhe koduese ndaj kryeministrit Edi Rama.
https://40c356b32b4d9b3c9e1a233946ee83b7.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html Në rrjetet sociale, Braçe ka postuar një piktur të Ardian Cene një tablo me një libër dhe një filxhan. “ADRIAN CENE ESHTE NJE ARTIST I MADH! Kjo pikture eshte e tij; Nje filxhan kafeje i permbysur-dihet cfare perfaqeson dhe, NJE LIBER! E mbaj cdo dite prane per ti thene vetes se sa kot eshte karrigia! Ka njerez qe i ze libri, ka tee tjeree qee e keerkojne nee bankomat!”, shkruan Braçe.
Një ditë më parë Braçe kishte postuar një foto të lojë shqiptare që luajnë fëmijët, e quhet “kala dibrançe”.
“E mbani mend? E dinit loje apo jo? Ja qe i reziston cdo kohe si stil jete!”, shkruante Braçe në postimin e tij. Këto qëndrime të një prej socialistëve më të vjetër në PS mund të lidhen me faktin se ai është i pakënaqur nga mos marrja e një posti drejtues, apo dhe nga fakti që dorëheqja e tij zv.kryeministër nuk i ka pëlqyer Ramës,i cili pati edhe një reagim publik.