“Buzëqeshja e hidhur” e autorit H. Koka dhe regjisorit M. Kutali mirepritet nga spektatori gjirokastrit
Një pjesë e re dramatike e shkruar prej autorit gjirokastrit Hysni Koka, e vendosur në skenë nga regjisori Milto Kutali, u prit me interes të jashtëzakonshem nga publiku gjirokastrit. Kjo eshtë premiera e parë që trupa e teatrit “Zihni Sako” e bashkisë Gjirokastër që vihet në skenën dhe godinën e rikonstruktuar të Kinoteatrit. Premiera “Buzëqeshja e hidhur” e shkruar nga Hysni Koka dhe e vendosur në skenë nga regjisori Milto Kutali, u shfaq mbrëmë në teatrin “Zihni Sako” të tejmbushur nga spektatoret që duartrokitën për minuta tē tëra lojën e aktoreve Kudret Alikaj, Klemed Konomi, Liljana Kumbaro, Rrapo Kapurani, Lejda Çeli, Aleksandër Kondi, etj.
Pjesa dramatikr “Buzëqeshja e hidhur” e shkruar nga autori vendas Hysni Koka është një vepër që sjell në skenë shqetësimet e ditës dhe problematikën e kohës që jetojmë, abuzimet me ligjin, korrupsionin e sistemit të drejtësisë, padrejtësinë sociale dhe konfliktin në gjirin e shiqërisë dhe familes.
Premiera e shfaqes “Buzëqeshja e hidhur” shënon një sukses të plotë për autorin Hysni Koka, regjisorin Milto Kutali, drejtorin e teatrit Kudret Alikaj, stafin e aktorëve profesionist dhe stafin mbështetes te cilët për herë të parë u përfshinë si aktorë të roleve të dyta episodike skenografin Beqo Nanaj, inspektorin e skenës Spiro Nikolla, specialistin e ndriçimit Adriçel Sinani dhe ate te muzikës Anastas Lako.
Pa më të voglin dyshim, kjo premierë shënon ringjalljen e suksesshme të trupës pas nderprerjes së shfaqeve për shkak të rikonstruksionit të godinës.