Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në turqi, ku një person ka dhunuar bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në Stamboll, ku burri për arsye të cilat nuk dihen ka dhunuar në mënyrë barbare gruan e tij.
Në videon e mëposhtme shihet burri, i cili godet gruan e tij me shkelma dhe grushte në mes të rrugës. Pas goditeje të shumta gruaja bie në tokë, me shpresën se bashkëshorti i saj do të ndalojë dhunën, gjë që e cila nuk ndodhi.
Ndërkohë që fatmirësisht, ky veprim është vënë re nga qytetarët të rastit në Stamboll, të cilët kanë ndaluar që dhuna të vazhdojë më shumë. Mësohet se kjo nuk është hera e parë që ai dhunon gruan e tij, por për pasojë se rastet nuk janë dënoncuar ai ka vazhduar të jetë i lirë.