BRITANIA E MADHE VENDOS KARANTINË/ SLLOVENIA MBYLL 12 RAJONE
Rritja e rasteve me koronavirus, ka detyruar Britaninë e Madhe që të rikthejë karantinën dyjavore, për çdo udhëtar që futet në territor. Vendimi u njoftua nga qeveria britanike. “Masa, që gjithashtu kanë të bëjnë me Vatikanin dhe mikroshtetin e San Marinos, do të zbatohet nga ora 03:00 GMT të dielën, ku do të vlejë për të gjithë Britaninë e Madhe dhe jo vetëm për Anglinë”, shkroi në Twitter Ministri britanik i Transportit, Grant Shapps. “Nga ana tjetër, personat që vijnë nga Kreta në Angli, nuk do të kenë më nevojë ta kryejnë këtë detyrim 14-ditor”, shtoi Ministri. Personat që nuk e respektojnë këtë karantinë dyjavore, do të gjobiten deri në 11 000 euro, në rast se shkelja përsëritet. Britania e Madhe, vendi europian më i prekur nga virusi, me më shumë se 43 000 humbje jete, po përjeton një vale të dytë të Coronavirusit. Sllovenia vendos karantinë, rekordi i zi mbyll qytetet. Nga ana tjetër Sllovenia, prej kësaj të premteje, do të fusë karantinë në shtatë nga 12 rajone në Slloveni, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.
Dekreti që ndalon mbledhjen e më shumë se 10 personave, në vende publike ose private në Slloveninë qendrore, Gorenjska, Koroska, Zasavje, Posavje, Savinjska dhe pjesa juglindore e Sllovenisë, ka hyrë në fuqi në mesnatë. Një masë e tillë u prezantua në këto rajone,pasi në dy javët e fundit, një mesatare prej 140 banorësh për 100,000, kontraktuan vir*usin. Ministri i Brendshëm Ales Hoys, tha në një Konferencë për shtyp, se banorët e këtyre rajoneve,nuk do të lejohen të largohen nga rajoni ose të largohen gjatë periudhës së kárantinës, me përjashtime të caktuara si shkuarja në punë, vizita te mjeku, dhënia e ndihmës për të afërmit.
Hoys shtoi se; do të lejohet vizita në varreza, pjesëmarrja në funerale, si dhe tranziti nëpër rajone. Gjithashtu ai tha, në ato rajone, është e detyrueshme mbajtja e maskave jashtë, me përjashtim të fëmijëve, deri në gjashtë vjeç. Në rajonet e prekura nga karantina, ndodhen 117 nga 212 komuna që janë gjithësej, si dhe qytetet si Lubjana, Kranji dhe Cele, ndërsa Maribori dhe Kopri nuk mbulohen nga vendimi.