Pandemia dhe bllokimi i festave nuk e ka ndaluar punën për prodhimin e fishekzjarrëve në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se në treg të zi po qarkullon ‘bomba Covid’, një fishekzjarr më i rrezikshëm se ‘Pallone di Maradona’ apo ‘Bin Laden’
Kostoja e saj është nga 20 deri në 50 euro dhe ekziston mundësia që të shkaktojë dëme serioze, deri në vrasje.
Ditët e fundit, policia ka sekuestruar mijëra fishekzjarre të paligjshme që do të shpërndaheshin për tu ndezur në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.











