1 July, 2022
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Ekonomi

BOLV-OIL: ‘Pandemia ndikoi planet e hapjes, ngelemi të angazhuar te projekti’

by News Albania
May 15, 2022
in Ekonomi, Uncategorized
0
BOLV-OIL: ‘Pandemia ndikoi planet e hapjes, ngelemi të angazhuar te projekti’
35
VIEWS
Share on Facebook
Flet Olsi Çukaj, zëvendëspresident i “BOLV Group”

“BOLV Group”, që aktualisht ka një marrëveshje aktive me “Accor” për hapjen e një hoteli nën markën “Novotel”, mbetet i angazhuar për ta çuar këtë projekt drejt finalizimit, edhe pse pjesa më intensive e punës qëlloi në një moment të vështirë si pandemia.

Olsi Çukaj, zëvendëspresident i “BOLV Group”, sqaron se në funksion të përshtatjes me kushtet e reja të tregut, grupi ka ndryshuar strategjinë.

Lidhur me kapacitetet në rritje, gjithmonë e më shumë në kryeqytet, nën emra të ndryshëm markash hoteliere, z. Çukaj shprehet se, nëse punohet me një strategji të qartë promovimi për Shqipërinë, për ta bërë atë tërheqëse gjatë gjithë vitit për të huajt, tregu nuk do të ketë probleme.

“BOLV Oil Group” njoftoi, më pak se dy vite më parë, se do të sillte në Shqipëri një nga markat ndërkombëtare të akomodimit, “Novotel”, pjesë e bashkëpunimit me “Accor”. Në çfarë faze është ky investim?

“BOLV Group” është ende në fazë zhvillimi të projektit dhe po ecën me hapa të ngadaltë, por të sigurt. Kjo sepse vijmë pas një periudhe pandemie globale dhe ekonomia si kudo në botë, ashtu dhe në Shqipëri, pësoi goditje.

Vlen të theksojmë që grupi ynë i rezistoi kësaj vale krize dhe vijon të mbetet i qartë në objektivin e tij, në përfundimin e projektit të “Hotel Novotel”, sigurisht duke përmirësuar strategjinë në përshtatje me kushtet e reja.

“Novotel”, si brand, karakterizohet nga detaje të rëndësishme, si në tipologji hoteli (business) dhe design, kështu që po vlerësojmë me seriozitet këtë aspekt, duke pasur si dëshirë që në fund të kemi një ndërtesë/projekt/hotel me standarde të larta, si nga ana arkitekturore edhe nga ajo e hotelerisë funksionale.

Konkretisht, si ndikoi pandemia në planet tuaja të zbatimit të projektit?

Siç e përmenda dhe më sipër, pandemia dha efektet e saj në ngadalësimin e ritmit të zbatimit. Hapja e hotelit ishte parashikuar në fund të këtij viti (2022) por na u desh që të ulemi dhe të bisedojmë me partnerët tanë të “Accor” e ta shtyjmë për më vonë fillimin e shërbimit në ambientet e punës.

Tirana ka vazhduar të ketë hapje të strukturave akomoduese “brand” ndërkombëtar, duke rritur ndjeshëm numrin e tyre. A mendoni se ka treg për të gjithë, apo mund të kemi një mbingopje të tregut?

Është e vërtetë që në Tiranë po hyjnë me vrull disa marka hotelesh të njohura ndërkombëtare. Ky është një lajm i mirë për ekonominë shqiptare, për turizmin, por edhe për tregun e punës.

Kjo mendoj se do t’i shërbejë kulturës së punës dhe në veçanti, industrisë së shërbimit. (hospitality / mikpritje / horeca / hoteleri), që mendoj se ka nevojë për përmirësime rrënjësore.

Lidhur me rritjen e kapaciteteve, mendoj se ka treg për të gjithë, vetëm nëse Shqipëria bëhet e pëlqyeshme nga tregu ndërkombëtar, që do të thotë që të huajt të kenë arsye të forta të vijnë në Shqipëri.

Në këtë kontekst, mendoj se duhet të punohet për të zhvilluar elemente të tjera, në funksion të kthimit të Shqipërisë në një destinacion tërheqës, gjë që nënkupton se duhet të promovohet dhe lobohet për organizime të ndryshme eventesh të lidhura me artin, kulturën, sportin, konferenca ndërkombëtare.

Rolin kyç në këtë aspekt mendoj se duhet ta luajë shteti, duke zhvilluar qartë strategji, të cilat kanë në thelb rritjen e interesit të të huajve drejt Shqipërisë në harkun gjithëvjetor.

A keni nisur me gjetjen e stafit dhe sa e lehtë apo e vështirë duket kjo, po të kemi parasysh që sektori i akomodimit po raporton vështirësi të vazhdueshme në gjetjen e punonjësve dhe një pjesë po mendojnë edhe alternativën e forcës së punës nga jashtë?

Kjo ka qenë dhe mbetet sfidë e vërtetë për industrinë e shërbimeve. Besoj se do të jetë në të ardhmen edhe më e vështirë. Të tilla sipërmarrje kërkojnë një përqindje të konsiderueshme të stafit të kualifikuar.

Të jemi realistë, në Shqipëri janë një numër shumë i vogël i stafit menaxherial/senior që mund të përshtaten më lehtë me sistemet e organizimit të punës nga brand/grupe që po hapen në vend. Ne si grup kemi një strategji në identifikimin e një stafi të kualifikuar dhe çdo ditë punojmë për gjetjen dhe krijimin e kanaleve të komunikimit me ta.

Nuk e përjashtoj alternativën e forcës së punës nga jashtë, por jam mbështetës i përfshirjes së forcës punëtore vendase në maksimumin e saj e më pas të mendojmë të importojmë staf të jashtëm.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

April 23, 2022

Nga Arjola Kondakçiu: Aty ku buron arti me dashuri, dhurohen buzëqeshje

1

Nga Vladimir Muçaj: Një socialist i “thekur”, por i lënë mënjanë nga PS-ja Gjirokastër

1

“Diku ku dielli nuk perëndon”, një roman i studentes Enxhi Drapi, që duhet lexuar!

1

Nga Gona Hajdaraj: Mos u shtir, fokuso jetën tënde!.

1
Kur dashuria nuk njeh moshë, 61-vjeçarja dhe 24-vjeçari shumë shpejt prindër, yjet e “Only Fans”: Jemi gati të paguajmë 120 mijë paund për…

Kur dashuria nuk njeh moshë, 61-vjeçarja dhe 24-vjeçari shumë shpejt prindër, yjet e “Only Fans”: Jemi gati të paguajmë 120 mijë paund për…

July 1, 2022
Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Luiza Gega medalje ari dhe rekord kombëtar

Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Luiza Gega medalje ari dhe rekord kombëtar

July 1, 2022
Erion Veliaj konfirmohet në krye të PS në Tiranë, kush janë 60 drejtuesit e rinj

Erion Veliaj konfirmohet në krye të PS në Tiranë, kush janë 60 drejtuesit e rinj

July 1, 2022
Nuk përmbushën kriteret, flet Klosi: Në 3 bashki do të përsëriten zgjedhjet për kryetar

Nuk përmbushën kriteret, flet Klosi: Në 3 bashki do të përsëriten zgjedhjet për kryetar

July 1, 2022

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ëngjëll Serjani

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In