“Blindohet” Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 efektivëve të Policisë së Shtetit, është dërguar me urgjencë në spitalin Infektic, pasi është infektuar nga pandemia e koronavirusit.
Dajti është dërguar me urgjencë nga burgu për në spitalin Infektiv, ku edhe do të marrë trajtimin e specializuar mjekësor. Po ashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se 48-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur nga pandemia.
Megjithatë nuk dihet përse nuk është shtruar në spitalin e burgut, aty ku janë trajtuar edhe të infektuarit e tjerë. Nuk dihet “burimi” i infeksionit të 48-vjeçarit, pasi prej kohësh në vend janë pezulluar vizitat në burgje, pikërisht për të shmangur përhapjen e pandemisë. Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pikërisht një vit më parë, Dajti doli nga burgu për të kryer një vizitë shëndetësore në një klinikë private, ndërsa pamjet e tij bënë xhiron e rrjetit. Për “shëtitjen” e tiju pezulluan disa policë të burgjeve, pasi drejtori i burgjeve nuk ishte njoftuar për këtë lëvizje të Dajtit. Nuk dihet nëse këtë herë janë ndjekur të gjithë hapat ligjorë për nxjerrjen e tij nga qelia.
Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër punonjësve të policisë dhe ndodhej në qeli prej masakrës së vitit 2009.














