Një operacion blic po zhvillohet në këto momente në rrethin Elbasanit ku janë blinduar me forcat e FNSH dhe RENEA, 3 bashki.
Operacionet janë zhvilluar në qytetin e Elbasanit, Peqinit dhe Cërrikut.
Ky reagim nga ana e organeve ligjzbatuese vjen si rjedhojë e dy vrasjeve të fundit që ndodhën në Elbasan dy ditë më parë.
Disa persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar dhe pritet të kryen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.