Gazetarja Blerina Balili u shpreh e revoltuar ndaj kryeministri Rama, pasi sipas saj nuk i ka ndihmuar artistët gjatë pandemisë. Balili tha se asnjë nuk duhet të ketë frikë dhe duhet të ngrihet e të flasë nevojat e popullit.
“Të gjithë kanë frikë dhe është kjo frika, por nuk duhet të kenë. Të ngrihen të gjithë si popull dhe të flasin. Qoftë dhe ne muzikantët dhe këngëtarët, jo të ngrihem vetëm unë 1, sepse këtë dëm e pësuan të gjithë dhe më shkruanin.
Por kanë frikë dhe nuk e kuptoj pse. Gojën për çfarë e ke, lirinë për çfarë e ke,” tha ajo.
E pyetur nëse ka frikë se pas kësaj mund t’i prishët puna Balili tha se nuk ka çfarë t’i bëjë.
“Ç’do më bëjë më mua? Çfarë ishte për të bërë, e bëri dëmin,” tha ajo.