15 March, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bledi Çuçi: Gjatë 2023 do të marrë jetë Policia Kriminale. Sfidë mbrojtja kibernetike

by News Albania
11/01/2023
in Aktualitet
0
Bledi Çuçi për finalen e Conference League: I treguam botës, se kemi kapacitetet për të menaxhuar evente të mëdha
65
VIEWS
Share on Facebook

“Një vit i mbushur me sfida por edhe me arritje të rëndësishme në fushën e sigurisë.”– kështu e konsideroi ministri I Brendshëm Bledi Çuçi, vitin që lamë pas, ndërsa prezantoi objetivat e institucionet që drejton për 2023.

“Ka qenë një vit i mbushur me sfida dhe pjesa kryesore që ka mbuluar ministria e brendshme në 2022 lidhet me funksionimin e policisë së shtetit. Gjatë 2022, kemi bërë një hap të rëndësishëm në reformimin e policisë, kemi arrritur që të fillojmë jetësimin e një prej reformave më të rëndësishme, reforma e policisë kriminale, për t’i dhënë identitet të plotë policisë. Pjesa kryesore që lidhet me luftën kundër krimit në Shqipëri.

Gjej rastin të falenderoj sidomos partnerët gjermanë që na kanë dhënë gjatë 2022 një ekspertizë të rëndësishme. Jam shumë i kënaqur që kemi arritur të bëjmë atë ristrukturim dhe të ndajmë e lehtësojmë punën e policisë kriminale, nga ato që quhen krime të lehta. Dhe kjo është një reformë që ka qënë gjithmonë e rekomanduar nga partnerët tanë. Policia kriminale duke nisur nga ky vit, do të riorganizohet dhe do shkëputet nga zinxhiri komandues i policisë së Shtetit.

Kemi bërë strukurën e re. Këtë ndarje do e fillonim nga qendra dhe gjatë 2023 do të vijojmë me jetësimin edhe në nivel vendor. Kemi krijuar një drejtori të posaçme që do të merret me krimet e narkotikëve, një drejtori të veçantë që do të merret me grupet e organizuara dhe një strukturë të vecantë me krimet e rënda. Besoj se ky ristrukturim do të japë një shtysë të madhe.” -u shpreh Çuçi.

Ndër të tjera ministri I brendshëm bëri edhe një bilanc të bashkëpunimit mes policisë shqiptare me ato të huaja.

“Rritja e besimit të partnerëve në punën e policisë është një element I rëndëishëm në luftën ndaj krimit të organizuar. Duhet besim i ndërsjelltë me agjensitë ligjzbatuese shqiptare dhe europiane, kemi patur 20 komisione të përbashkëta me partnerët europiane. Bashkëpunim që do të vijojë” – u shpreh më tej Çuçi.

Ndër të tjera ministri i Brendshëm foli edhe për sulmet kibernetike në vend, nga hakerat iranianë.

“I kemi parashikuar në buxhetin e ri të 2023, mbetet gjithmonë një sfidë, është një sfidë që e kalon gjithë bota.

Askush nuk është 100% i mbrotjur, me masat që kemi marrë në përfundim të ngritjes së Agjensisë kombëtare, unë besoj se do të jemi një nga vendet me infrastrukturën më të mirë me mbrotjen kibernetike” -u shpreh ministri Çuçi.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Me mua përfundon me kanun/ Debate të forta në “Big Brother“, çfarë ndodhi mes Gimbos dhe Rogertit?

Me mua përfundon me kanun/ Debate të forta në “Big Brother“, çfarë ndodhi mes Gimbos dhe Rogertit?

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Gjirokastër: Një banesë përfshihet nga zjarri, dëme materiale, fatmirësisht pa viktima

14/03/2026

Lajm i fundit: Dhunon e kanos me armë ish-bashkëjetuesen, arrestohet nga policia e Sarandës

14/03/2026

Atmosferë festive në Virua-Gjirokastër për Ditën e Verës

14/03/2026

Parku i Viroit në Gjirokastër hap dyert e Ditës së Verës

14/03/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In