11 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Biseda e plotë Basha-Meta/ Rrezikojmë një izolim të dytë…

by News Albania
15/07/2020
in Kronikë
0
52
VIEWS
Share on Facebook

• “Rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë”, 3 shqetësimet kryesore që lideri i opozitës diskutoi sot me Presidentin. Basha: Do të bëjmë gjithçka që faturën e rëndë të mos e paguajnë shqiptarët, por ai qw ka tmerr nga zgjedhjet.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, me të cilin ndau shqetësimin se aktet e kryeministrit në ikje për ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës, po e çojnë vendin drejt një izolimi të dytë. Duke iu referuar gjendjes aktuale si izolimi i parë, për shkak të dwshtimit tw qeverisw me menxhimin e pandemisw të pandemisë, zoti Basha tha se izolimi i dytë është një faturë që Edi Rama kërkon t’ua ngarkojë shqiptarëve në mënyrë të përhershme, për faktin e vetëm se ai ka frikë nga zgjedhjet. “Nëse këto ndryshime ndodhin, do të bëhemi vendi i parë në Europë dhe i dyti në botë pas Rusisë, ku Kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie, jo për interesat e qytetarëve, por për interesat e pushtetarëve. Kjo për opozitën është e papranueshme”- u shpreh zoti Basha, duke dwnuar kursin e përplasjes me Bashkimin Europian të kryeministrit në ikje. Më poshtë gjeni qendrimin e plotë të Kreut të Opozitës, Lulzim Basha.

KOMUNIKIMI KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË TAKIMIN ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS, ILIR META.

Faleminderit zoti President, e vlerësoj shumë mundësinë për këtë takim.

Siç ju informova edhe para dy ditësh në emër të opozitës së bashkuar, ne ndajmë tre shqetësime të thella.

Së pari, shqetësimi kryesor është gjendja në vend. Pandemia dhe kriza ekonomike po thellohen me shpejtësi. Shifrat e ditëve të fundit kanë arritur deri në 30-fishin e infeksioneve në Itali dhe ka një përpjekje tw qeverisw për t’u fshehur dhe për t’ia lënë këtë faturë qytetarëve. Të gjithë e dimë që dështimi më i madh është kthimi i spitaleve në qendra të infeksionit.

Dua të ripërsëris edhe një herë shqetësimin tim të thellë, si kryetar i opozitës për këtë gjendje jashtë kontrolli të pandemisë, dhe të vlerësoj apelet tuaja, duke i bashkëngjitur dhe apelet e mia. Natyrisht, qytetarët po bëjnë maksimumin në këtë kushte, por duket se detyra kryesore që u takon institucioneve nuk është kryer dhe nuk po kryhet. Ndaj kërkoj nga ju, si kreu i shtetit të ushtroni presionin maksimal që qeveria të mos fshihet, por të kryejë detyrën e saj sa i takon pandemisë.

Jam, po kështu, shumë i shqetësuar për krizën e thellë ekonomike, e cila tani po kap dimensione të panjohura për Shqipërinë në këto 23 vitet e fundit.

Në këtë sfond që qeveria po bën dy akte të paprecendenta, të pandodhura ndonjëherë:

Së pari, po thyen me vetëdije të plotë një marrëveshje të negociuar me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë Madhe. Një marrëveshje e cila solli normalizimin e klimës politike në vend për t’i hapur rrugë zgjedhjeve me një klimë sadopak normale. Siç ua kam shprehur, ne nuk kemi asnjë iluzion se marrëveshja e 5 qershorit plotëson kriteret për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne e dimë, edhe nga përvoja e vitit 2017-të dhe përvojat e mëparshme, se problemi nuk ka qenë ligji, por zbatimi i ligjit Nga kjo ka buruar edhe kërkesa jonë e pandryshuar për një qeveri kujdestare për zgjedhjet.

Por po kështu, në respekt të investimit të aleatëve tanë, ne vendosëm të mos e kushtëzojmë marrëveshjen e 5 Qershorit me këtë kërkesë konstante të opozitës jo për veten tonë por për qytetarët shqiptarë, dhe arritëm në një marrëveshje që u përshëndet nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, nga Përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme, Josep Borell dhe nga Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Koha ishte esenciale për miratimin e kësaj marrëveshje, në mënyrë që të kemi KQZ e re sa më shpejt dhe t’i hapet rrugë procesit biometrik. Kjo nuk ka ndodhur.

Në të kundërt, ajo që ka ndodhur, fillimisht duke u fshehur pas një numri deputetësh të të ashtuquajturës opozitë parlamentare dhe, së fundmi duke dalë hapur, kryeministri ka vendosur ta hedhë në kosh këtë marrëveshje dhe të ndryshojë në mënyrë të njëanshme Kushtetutën.

Të gjithë i pamë pasojat e rënda të një hapi të tillë, nëse hidhet, sa i përket integrimit europian të vendit. Bundestagu gjerman, që është autoriteti, i cili hap ose nuk hap dritën jeshile për negociatat, u shpreh fare qartë dje. Po kështu, është shprehur edhe Komisioneri për Zgjerimin. Pra, rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë.

Po them të dytë, sepse izolimi i parë po na ndodh. Për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë vendi vazhdon të mbetet në listën e kuqe të Bashkimit Europian, duke i izoluar shqiptarët për herë të dytë në këto 30 vite. Por ky izolim do të jetë permanent, nëse Shqipëria mbahet peng nga një papërgjegjshmëri e tillë, që hedh poshtë një marrëveshje të negociuar me ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë dhe që i hap rrugë një procesi normal për zgjedhjet.

Së treti, ia vlen të ritheksoj para jush se, nëse këto ndryshime ndodhin, do të bëhemi vendi i dytë në botë dhe i pari në Europë, i dyti pas Rusisë ku Kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie, jo për interesat e qytetarëve, por për interesat e pushtetarëve. Natyrisht, për PD dhe për Opozitën e Bashkuar, kjo është e papranueshme.

Në këtë kuadër, do të bëjmë gjithçka që faturën, e cila do të jetë shumë e rëndë, të mos e paguajë Shqipëria dhe shqëiptarët, por ta paguajnë ata që janë përgjegjësit e kësaj situate.

Por shpresoj dhe besoj akoma, se do të ketë njerëz, burra dhe gra të arsyeshëm, që do të dëgjojnë thirrjet e miqve tanë, partnerëve tanë dhe jo thirrjet e atyre që kanë tmerr nga zgjedhjet e lira e të ndershme dhe po investojnë gjithçka kundër tyre.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania