21 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Lajme

BIRN: Socialistët fitojnë zgjedhjet, Himara votoi kundër qeverisë së Ramës

by News Albania
05/08/2024
in Lajme, Politikë
0
Kandidati i PS, Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Bashkinë e Himarës (REZULTATI)
104
VIEWS
Share on Facebook

Pas përfundimit të numërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Himarë, socialisti Vangjel Tavo, rezultoi fitues me diferencë të thellë përkundrejt kandidatit të opozitës Petro Gjikuria.

Gjithsesi, Tavo humbi me diferencë të madhe votat në qytezën e Himarës dhe në shumicën e fshatrave të saj, ndërsa fitorja i erdhi falë votave në Horë Vranisht dhe në Lukovë.

Vangjel Tavo, ish-deputet i Partisë Socialiste në kohën e Fatos Nanos, ish-deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe së fundmi, kandidat i Partisë Socialiste të Edi Ramës për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë, do të jetë kryetari i Bashkisë Himarë për tre vitet e ardhshme, por i duhet të qeverisë mes të tjerash edhe qytezën në të cilën i humbi zgjedhjet.

Himara votoi të dielën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, por gjithsesi asaj i duhet të pranojë kandidatin socialist, i cili fitoi falë votave të marra në shumicë në njësinë administrative Horë Vranisht si dhe në ish-komunën Lukovë.

Rezultati final është që Tavo mori 5022 vota ndërsa Gjikuria, një emigrant në SHBA, mori 3545 vota.

Tavo fitoi me një diferencë prej 1477 votash, nga të cilat, 1024 i fitoi në Horë Vranisht.

Tavo i përket minoritetit grek të Shqipërisë dhe shtëpia e tij është zona e Dropullit në jug. Ai u zhvendos në Himarë, fillimisht si prefekt i Qarkut Vlorë dhe tani, si kryetar Bashkie. Ironikisht ai duket se do të qeverisë Bashkinë me votat e Horës dhe Vranishtit.

Zgjedhjet në Himarë u zhvilluan nën tensionin mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe nën tensionin mes një grupi biznesmenësh të cilëve, qeveria u referohet si “investitorë” ndërsa opozita i referohet si “oligarkë”.

Rama, i cili e mbështeti fushatën e tij nën argumentin se ajo duhet të jetë një çështje lokale dhe jo një çështje referendumi për qeverisjen e tij, duket se fitoi falë makinerisë së tij elektorale, për të cilën ndjehet krenar, por kjo fitore duket se e lë atë pa të drejtë morale për të qeverisur Himarën.

Edhe kandidati i tij Vangjel Tavo, dukshëm duke ndjerë humbjen në njësinë Himarë, ftoi në orët e fundit para zgjedhjeve kundërshtarin Petro Gjikuria, që të bashkohet me të në rolin e nënkryetarit të Bashkisë. Përgjigjja e Gjikurisë para zgjedhjeve ishte refuzuese.

Zyrtarisht shteti shqiptar nuk njeh minoritet grek në Himarë pavarësisht se në të shkuarën, një politikan përfaqësues i këtij komuniteti, Vasil Bollano, doli fitues dy herë përballë kandidatëve të partive të mëdha PD apo PS.

Votat kundër PS-së në Himarë ,duket se lidhen edhe me historinë e persekutimit të krahinës gjatë kohës së komunizmit, por persekutimi nuk ishte i njëtrajtshëm në të gjithë fshatrat, pasi disa nga fshatrat përbërës kanë qenë dhe vijojnë të mbesin mbështetëse të forta të Partisë së Punës dhe pasardhëses së saj, Partisë Socialiste.

Partia Socialiste dhe aleatja e saj në atë kohë, Lëvizja Socialiste për Integrim, vendosi në vitin 2015 që Bashkisë Himarë t’i bashkojë komunën Lukovë, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Rrethit Sarandë, si dhe komunën Horë-Vranisht, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Vlorës.

Në kohën kur ky bashkim u krye, Horë-Vranishti dhe Himara nuk ishin ende të lidhura me një rrugë dhe lëvizja u pa si një gerrimanderim i hartës elektorale që synonte të balanconte votat kundër të Himarës, gjë që u vu re edhe në zgjedhjet e së dielës./Reporter.al

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Shpëtim Luku: Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë Berisha!

20/05/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita zbret në Sarandë, takim me strukturat e Komisariatit

20/05/2026
Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

20/05/2026
Erion Veliaj në burg, raporti i studios ligjore: I jemi drejtuar DASH dhe Departamentit të Drejtësisë, të monitorojnë situatën

Dosja “Veliaj”/ SPAK pritej të jepte pretencën, shtyhet seanca për 7 të pandehurit me gjykim të shkurtuar

20/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In