22 July, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

BIRN: Qindra qytetarë u privuan nga e drejta e votës në Himarë

by News Albania
04/08/2024
in Aktualitet
0
BIRN: Qindra qytetarë u privuan nga e drejta e votës në Himarë
59
VIEWS
Share on Facebook

Megjithë pjesëmarrjen më të lartë se në zgjedhjet e vitit 2023, qindra qytetarë nuk arritën të votonin në zgjedhjet pjesshme vendore për bashkinë Himarë për shkak se dokumenteve të tyre të identifikimit i kishte kaluar afati skadimit.

Mesditën e të dielës, një 86-vjeçar ishte ulur në shkallët e kishës së Shën Mërisë në qendër të fshatit Vuno, në një aneks të së cilës ishte ngritur edhe qendra e votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak në bashkinë Himarë.

Edhe pse pak metra larg kutisë së votimit, i moshuari i cili tha se kishte dalë në pension kur Adil Carçani ishte akoma kryeministër, u shfaq i painteresuar për procesin zgjedhor dhe herën e fundit kishte votuar pesë apo gjashtë vite më parë.

I pyetur nga ky gazetar nëse ishte i zhgënjyer nga politika, ai më dha një shikim zhbirues dhe tha: “Nuk jam i zhgënjyer nga politika, jam i zhgënjyer nga demokracia”.

Pas zgjedhjeve të së dielës në bashkinë Himarë, ku qindra votuesve iu mohua e drejta për të votuar për kandidatët për kryebashkiak – shumica prej tyre të moshuar, numri i votuesve të zhgënjyer nga sistemi me gjasë është rritur.

Sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në bashkinë Himarë ka rreth 6 mijë qytetarë që i ka skaduar dokumenti i identifikimit. Kjo shifër është e ngjashme me zgjedhjet e shkruara dhe me gjasë shumica e këtyre qytetarëve nuk janë rezidentë.

Celibashi u shfajësua duke vënë në dukje se nuk është institucioni përgjegjës për shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, ndërsa shtoi se duhet të ishin kandidatët dhe votuesit që duhet të interesoheshin me Ministrinë e Brendshme për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit.

“Janë rreth 6 mijë votues të cilët dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme, dua të them që gati po e njëjta shifër ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara, nuk kishin një dokument ID të vlefshëm” tha ai.

“Është interes që lidhet me vetë votuesit kandidatët dhe pjesëmarrësit në garë,” shtoi Celibashi.

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë mbahen pas arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të zgjedhur nga radhët e opozitës, i cili më vonë u dënua për blerje votash dhe iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kandidatët për kryebashkiak në Himarë janë Vangjel Tavo, nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria, nga Partia Demokratike, i mbështetur nga PBDNJ dhe OMONIA.

Me profesion mjek, Tavo është zgjedhur disa herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përpara se të kandidonte si kryebashkiak për bashkinë Himarë, ai mbajti për disa muaj postin e Prefektit të Vlorës. Ndërkohë rivali i tij Petro Gjikuria është një biznesmen shqiptaro-amerikan me origjinë nga Dhërmiu.

Në zgjedhjet e së dielës në Bashkinë Himarë kanë të drejtë vote 23,074 qytetarë, dhe deri në orën 18:00 kishin votuar 36% e votuesve. Duke marrë parasysh se të dhënat e pjesëmarrjes nuk janë përfundimtare, sakaq me 573 vetë, një rritje me 7% në pjesëmarrje. Rritja është e dukshme në të trija njësitë, por më e theksuar në Himarë.

Megjithatë, kundrejt pjesëmarrjes së lartë vetëm në një qendër votimi në Himarë fshat, komisioni i QV-së i tha BIRN se të paktën 10% të votuesve i ishte mohuar e drejta e votës për shkak të dokumenteve të indetifikimit të skaduara.

Në një deklaratë për shtyp kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, deklaroi se dokumentet e identitetit që u ka kaluar afati duhet të vazhdonin të ishin të vlefshme, pasi zgjedhjet e së dielës një vazhdimësi e zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

“Në këto zgjedhje, mbi 6 mijë zgjedhës, u privohet e drejta kushtetuese e zgjedhjes, me mos nxjerrjen e vendimit përkatës nga qeveria, për të votuar me mjete identifikimi që u ka kaluar data e skadencës,” tha ai.

“Këto zgjedhje janë vazhdim i zgjedhjeve të 2023, dhe për rrjedhojë, duke qenë i njëjti mandat nuk duhej vendim i ri, ishte i mjaftueshëm ai i 2023,” shtoi Dule.

Akuza ndaj mazhorancës kishte dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Me urdhër te Edi Ramës sot nuk u lejuan të votojnë për shkak të datës së kartave të identitetit, qindra qytetarë të identifikuar kryesisht mbështetës të opozitës,” deklaroi Berisha.

“Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor,” shtoi Berisha.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte kritik për vendimin për të mos lejuar votues me karta identiteti që u ka skaduar afati.

“Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me preteksin e skadimit të dokumenteve të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve,” tha Meta. /Reporter.al

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania