13 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Sociale

Bino: Tirana, zonë e nxehtë. Përkeqësim nëse nuk zbatohen masat

by News Albania
28/07/2020
in Sociale
0
41
VIEWS
Share on Facebook

Shqipëria po përjeton një situatë kritike të përhapjes së infeksionit nga Covid-19. Tirana është zona më e nxehtë e epidemisë. Koronavirusi ka kaluar në transmetim komunitar dhe hetimi epidemiologjik po humbet rolin e tij.

Silva Bino kërkon respektimin e masave, pasi këtë periudhë virusi është më ngjitës nga sa mendohej.  

“Ne vëmë re se kemi të bëjmë me një sëmundje që është më ngjitëse se në shkurt. Kemi të bëjmë me një sëmundje që përhapet në rrugë ajrore, virusi qëndron pezull në ajër. Nëse do të përhapej përmes stërklave, nuk do të ishte kaq infektues. Pra, nëse rrimë në një dhomë me kondicioner ne jemi të riskuar nëse nuk mbajmë maska”, tha Bino.

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik thotë se infektimet më të mëdha kryesisht kanë ndodhur në vendet e punës. Sipas Silva Binos, zbatimi i protokolleve mbrojtëse frenon përhapjen e infeksionit dhe zbut transmetimin e virusit.

“Duhet të parandalojme transmetimin në vendin e punës. Qoftë në zyrat e shtetit apo në kompani private duhet të zbatohet protokolli i shpallur që në fillim të epidemisë. Puna të bëhet me orare të caktuara, dikush të punojë nga shtëpia dhe dikush nga puna për të ulur transmetimin. Ne kemi vënë re se aty ku është ruajtur masa, nuk janë gjetur raste pozitive”, u shpreh Bino.

Moszbatimi i masave, sipas Binos, do të na çojë në situata kritike, deri dhe në rritjen e humbjeve të jetës: “Mospërfillja e masave na çon në skenare që nuk janë të mira. Vendosin një peshë për sistemin shëndetësor, do të kërkojë më shumë energji, do të ketë më shumë forma të rënda. Më vjen keq që e them, edhe më shumë vdekje”.

Përfaqësuesja e Komitetit të Ekspertëve thotë se ende nuk ka një vendim përfundimtar për fillimin e vitit të ri shkollor. Gjithçka, sipas Binos, do të varet nga shifrat dhe përhapja e infeksionit: “Është shumë më e vështirë të zbatohen këto masa në shkollat 9-vjeçare apo në kopshte. Kjo do të vlerësohet rast pas rasti dhe në varësi të situatës së epidemisë”.

Edhe pse Tirana është vatra më e nxehtë e koronavirusit, me mbi 1 000 të sëmurë aktivë, Silva Bino nuk rekomandon izolim të kryeqytetit apo mbyllje të shërbimeve. Sipas saj, qytetarët, si në Tiranë, ashtu dhe në rrethe, duhet të zbatojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e deritanishme të ekspertëve. 

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania