Gjatë fjalimit të tij në Tiranë, ku u nderua me “Yllin e Mirënjohjes”, ish-presidenti Bill Klinton kërkoi që t’i jepet fund marrëzisë në Kosovë. Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se 4 komunat që sot janë kthyer në mollë sherri në veri të Kosovës u krijuan vetëm për t’u dhënë 4 kryebashkiakë më shumë serbëve për të mirën e tyre.
“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve, për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim, që të votohej, mendoj se është e lehtë për shqiptarët në shumicë, që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre, por gjëja e vërtetë është që ta ndalim këtë marrëzi.
Ka njerëz që jetojnë aty. Kanë nevojë për një qeverisje të denjë. Qytetarëve u duhet t’u thuhet duhet të votoni gjithmonë. Nëse mendoni për këto katër qyteza, shumë larg nga çdo laborator modern shkencor, ku modelohet sjellja përçarëse që po e nxit botën sot, nga njerëz që preferojnë dominancën.
Unë shpresoj që Shqipëria, në mënyra të mëdha apo të vogla do të jetë në gjendje ti tregojë botës si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse. Nuk dua të nënvlerësoni kurrë fuqinë e shembullit tuaj. E di që keni probleme ekonomike dhe luftoni me njëri tjetrin. Ka sfida, që të tjerët duhet të bashkohen me ju që t’ju ndihmojnë. Jeni njerëz. Nuk mund të jeni të përsosur. Por mund të jeni në anën e duhur të historisë dhe njerëzimit” tha Clinton.