Forcat Speciale RENEA dhe Forcat Operacionale prej ditës së djeshme ndodhen në zonën e Shkodrës e Fierit, ku po ushtrojnë kontrolle të shumta për goditjen e veprimtarisë kriminale dhe kapjen e personave me precedentë, shkruan newsbomb.al.
Burimet bëjnë me dije se dije deri tani janë kontrolluar 18 lokale në Shkodër dhe Fier, si dhe 21 ambiente të ndryshme. Nga këto kontrolle, janë ndaluar dhe janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme, 23 persona të identifikuar si persona me precedent kriminal apo tendencë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Specifikisht, në Fier është arrestuar një 27 vjeçar i quajtur Indrit Hoxha (Kuçi) pasi gjatë kontrollit në një lokal ku ndodhej dhe ai vetë, sapo ka parë Policinë ka hedhur nga dritarja çantën e dorës, brenda së cilës më pas u gjet një pistoletë pa leje dhe dy karikatorë me fishekë luftarakë.
Ndërkohë, dy ditë më parë operacione nga RENEA dhe Operacionalja u zhvilluan dhe në Vlorë e Elbasan, ku u shoqëruan disa persona. Në qytetin bregdetar, u kap me armë zjarri pa leje Edison Begaj, shkruan newsbomb.al. Ky i fundit, pak kohë më parë ra pre e një atentati ku mbeti i plagosur