Berisha ‘Non-grata’ dhe urdhëri i Biden për politikanët e korruptuar/ DASH: Blinken takohet me Ramën
Disa ditë pasi shpalli ‘Non grata’ në SHBA, ish-kryeministrin Sali Berisha me pretendimin se ka shpërdoruar detyrën dhe është përfishirë në korrupsion, Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinken, do të takojë pasditën e së dielës kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramë. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, ku thuhet se ky takim do të zhvillohet sot pasdite në Bruksel në orën 17:30.
Sekretari Blinken shoqëron Presidentin Joe Biden gjatë udhëtimit në Mbretëria e Bashkuar, Belgjikë dhe Zvicër. Ky takim vjen në dy momente kyçe të politikës në Shqipëri, futja e Berishës në listetn e zezë të personave që ndalohen të hyjnë në SHBA, dhe nga ana tjeter pas urdhërit të Presidentit Amerikan Joe Biden i cili firmosi urdhërin ekzekutiv për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Përveç bllokimit të pasurive, dekreti u ndalon këtyre personave dhe hyrjen në territorin e SHBA. Sa i takon shpalljen ‘non grata’ të liderit të së djathtës, Sali Berusga paralajmëroi ngritjen e një padie në një prej gjykatave franceze për Sekretarin Blinken.