Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama, të ndryshojnë Kodin Penal dhe kryeministrat të përjashtohen nga çdo parashkrim i ligjit.
Berisha ka sfiduar Ramën, duke u shprehur i gatshëm të propozojë në parlament vendimin që përjashton kryeministrat nga parashkrimi.
“Nëse je burrë dhe ta mban, ja ku po ia them para gjithë shqiptarëve, hajde të kalojmë ligjin në parlament të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi. Urdhëro që nesër të kalojmë ligjin në parlament të ndryshojmë kodin penal, të vetmit që të përjashtojmë nga parashkrimi të jenë kryeministrat. Po ai s’e bën dot këtë se ka frikë e tmerr nga firmat e tij të cilat thotë nuk di çfarë kam firmosur për të mbushur valixhet”,-shprehet Berisha.