Ka folur Maliq Torra mësuesi nga Mokra e Pogradecit që mbante shkarpa në duar teksa shkonte për të dhënë mësim, fotoja e cila u bë virale në rrjet.
Në një intervistë që ka dhënë për ‘Ftesë pa 5″ , Torra ka thënë se nuk e kishte menduar që një foto që sipas tij ishte e zakonshme të bëhej aq virale dhe të komentohej aq shumë. Ndër të tjera ai ka thënë se fotoja është politizuar duke thënë se ato nuk ishin dru por dega të cilat ndihmojnë për të ndezur zjarrin. Po ashtu ai ka shtuar se në shkollën ku jep mësim nuk ka mungesë drurësh se po nëse do të kishte do ta bënte vetë denoncimin.
“Këto nuk janë dru, po keqinterpretmi që merr fjala dru. Drutë janë tjetër gjë dhe degat për të ndezur zjarrin janë tjetër gjë. Nëse do kishte mungesë të furnizimit me dru, unë nuk do hezitoja ta denoncoja. Ne kemi dru për sivjet e për mot. Degët janë thjesht për të ndihmuar zjarrin dhe unë këtë e bëj gjithnjë, jo vetëm këto ditët e ftohta”, tha ndër të tjera ai.














