Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen muzeale “Mangalem” në Berat.
Shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi.
Menjëherë pas njoftimit të marrë, drejt banesës janë nisur shërbimet zjarrfikëse.
Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur asnjë të lënduar, vetëm dëme materiale në njërën nga dhomat e banesës.