Breaking News.
KALIM I BUJSHËM/ Shkrihet e gjithë Dega e LSI-së, të 140 anëtarët i bashkohen Partisë Socialiste.
Dega e LSI-së në Berat, në Gjeroven, ëhstë shkrirë e gjitha pasi të 140 anëtarët e saj i janë bashkuar Partisë Socisaliste.
Ka qenë ish-kryetari i kësaj Dege, Krenar Shehu i cili është shprehur se e kishin marrë këtë vendim pasi pretendojnë se kanë 10 vite papërfaqësim. Të 140 anëtarët e LSI-së në Gjeroven kanë vendosur të kalojnë në bllok drejt PS-së.
Më herët, në Qarkun e Beratit LSI ka marrë dhe goditje të tjera. Ish-ministri Nasip Naço dhe ish-deputeti i LSI Gledion Rehovica deklaruan publikisht kalimin te socialistët.
Gjatë një mbledhje që ëhstë mbajtru sot në Gjeroven, kryetari i Degës së LSI atje Krenar Shehu, ka deklaruar dorëheqjen dhe është larguar nga LSI. Menjëherë pas tij, të gjithë anëtarët e tjerë kanë vendosur që në bllok të largohen. Pritete që ata t’i bashkohen PS pasi kanë thënë se kanë besim vetëm te Nasip Naço.
Edhe vetë ky i fundit deklaroi se “nuk është koha për eksperimente” dhe iu bashkua fushatëës së socialistit Blendi Klosi në Berat.
“Unë si kryetar i LSI-së Gjeroven, pasi jam menduar gjatë, kam vendosur të largohem nga kjo parti politike. Ndihemi të papërfaqësuar pasi LSI është tallur me zonën e Gjerovenit. Duke nisur nga ish/kryetari i bashkisë që ishte kushëriri i Metës e deri tek listat e tanishme për deputete, verehen se në lista janë sërsish kushërinjtë e tij”, ka deklaruar Shehu.














